Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli merr pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA, Barak Obama.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nisur drejt Washingtonit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Barak Obama, në 20 Janar 2009.
Ceremonia e betimit, që do të mbahet në mesditë në Capitol, pritet të ndiqet drejtpërsëdrejti prej afro 4 milionë njerëz.
Kryetarja e Kuvendit do të ndjekë ceremoninë, nga tribuna qendrore e personaliteteve botërore, që janë ftuar me këtë rast. Kryetarja e Kuvendit do marrë pjesë në evenimentet festive që janë organizuar me rastin e inagurimit. Presidenti Barack Obama do të kryejë betimin, prej 36 fjalësh dhe më pas do të mbajë fjalimin e inagurimit, duke i folur kombit amerikan dhe botës për herë të parë, si president i SHBA.
Ngjarjet e inaugurimit të Presidentit Obama, kanë filluar më 17 janar me udhëtim me tren, që u nis nga Filadelfia, për të mbërritur në Washington D.C.
" Pranvera e ngrohtë dhe ditë më të mira do të vijnë për SHBA"- deklaroi Presidenti i zgjedhur Obama, pasi mbërriti me tren, në Washington.