Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pret Zëvendëskryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Dejiang dhe delegacionin që e shoqëronte atë.
Duke shprehur kënaqësinë e veçantë për vizitën e Zëvendëskryeministrit Dejiang në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo vizitë shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për konsolidimin e miqësisë dhe në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në shumë fusha mes dy vendeve tanë. Zëvendëskryeministri Dejiang, duke falenderuar për miqësinë dhe mikëpritjen e përzemërt nga ana e shtetit shqiptar, vlerësoi se ishte i nderuar që kishte zgjedhur të bënte vizitën në Shqipëri pikërisht në jubileun e 60 vjetorit të vendosjes së marëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Ai i përcolli Kryetares së Kuvendit përshëndetjet më të përzemërta të Kryetarit të Asamblesë Popullore, Wu Bangguo. Ai vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin e znj.Jozefina Topalli në zhvillimin e kontakteve të shpeshta midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Popullore të Kinës.
Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen e saj se midis dy vendeve tona ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe parlamentare. Ajo theksoi se Shqipëria ka të gjithë potencialin si dhe gëzon miqësinë dhe mbështetjen e Kinës, për ti dinamizuar marëdhëniet dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat: ekonomike, tregtare, në arsim , teknologji, kulturë me interes të përbashkët.
Duke ndarë vlerësimin se mes dy popujve ekziston një miqësi tradicionale dhe bashkëpunim që i ka rezistuar provave të shumta të historise , Kryetarja e Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i Kinës shprehën besimin se kjo vizitë në vijim të vizits së kryeministrit Berisha në Kinë, do të shënojë një shtysë tjetër në dinamizimin e marëdhënieve ekonomike dhe nënshkrimin e marëveshjeve me interes të ndërsjelltë.
Duke u ndalur në zhvillimin të ekonomisë së Kinës, Kryetarja e Kuvendit shprehu admirimin e saj për reformat e jashtëzakonshme që Kina, ka ndërmarrë për të fuqizuar ekonominë dhe për të prosperuar jetën e popullit të vet, gjë që Kina mike, po ia del me shumë sukses. Zonja Jozefina Topalli vlerësoi Kinën si një model të zhvillimit të shpejtë të ekonomisë, mbështetur edhe në arritjet e jashtëzakonshme në teknologji dhe industri elektronike dhe theksoi se për Shqipërinë janë me interes të madh, shkëmbimet në këto fusha. Zëvendëskryeministri Dejiang e siguroi Kryetaren e Kuvendit se Kina, është e vendosur të ndërmarrë hapa konkretë për dinamizimin e marëdhënieve ekonomike tregtare me Shqipërinë, dhe në tërësi bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Ai i tha Kryetares së Kuvendit se ka kënaqësinë t'i bëjë asaj me dije se Kina ka pëcaktuar Shqipërinë si prioritet në listën e destinacioneve turistike për turistët kinezë. Zoti Dejiang duke falenderuar për mbresat e shkëlqyera të këtij takimi, dhe duke i kujtuar vizitën e suksesshme të Kryetares së Kuvendit në Kinë, i përcolli asaj ftesën për një vizitë të dytë, në vendin e tij.