Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe miraton disa projektligje e akte normative
Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e enjte, më 29 tetor 2009, nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli dhe procedoi me këtë rend dite:
1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 22.10.2009.
3. Akt normativ nr. 4, datë 24.9.2009, Për dërgimin e një toge mjekësore, të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Kabul, Afganistan.
4. Akt normativ nr. 5, datë 30.9.2009, Për një ndryshim në ligjin nr.9948, datë 7.7.2008, Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisës, mbi tokën bujqësore, të ndryshuar.
5. Akt normativ nr. 6, datë 30.9.2009, Për një ndryshim në ligjin nr. 8669, datë 26.10.2000 Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave, të ndryshuar.
6. Akt normativ nr. 7, datë 30.9.2009, Për një ndryshim në ligjin nr. 10130, datë 11.5.2009, Për fondin Shqiptar të Zhvillimit.
7. Akt normativ nr. 8, datë 30.9.2009 Për një ndryshim në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008 Për nënshkrimin elektronik.
8. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Patentave Evropiane.
9. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e ligjit për patentat, të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (ËIPO).
10. Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar, 2002.
11. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Konferencës së Hagës Për proçedurat civile.
12. Projektligj Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005 Për ndihmën shtetërore.
13. Projektligj Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të të vetëpunësuarve në bujqësi. Në hapje të seancës, zoti Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, bëri betimin sipas formulës të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit që u lexua nga Kryetarja Topalli. Në fjalën e tij përpara deputetëve, zoti Idrizi paraqiti prioritetet e partisë që ai përfaqëson, duke nënvizuar, ndër të tjera, çështjen kombëtare.
Mungesa e hapësirave të gjelbra në Tiranë dhe ndërtimi i unazës së madhe të kryeqytetit ishin ndër problemet kryesore që u prekën gjatë kohës së parashikuar për diskutime jashtë rendit të ditës.
Më pas deputetët diskutuan për pikat e parashikuara në rendin e ditës dhe i miratuan ato me shumicë votash. Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 19:05.