E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takon Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milososki

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takoi sot Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Antonio Milososki. Kryetarja e Kuvendit, duke shprehur kënaqësinë për konsolidimin e marëdhënieve mes dy vendeve fqinjë , uroi Ministrin e Jashtëm Milososki për progresin drejt BE dhe  miratimin e liberalizimit të vizave me BE.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se është e sigurt që dhe Shqipëria do të arrijë së shpejti këtë rezultat, nisur dhe nga plotësimi I detyrimeve dhe shpërndarjes së pasaportave biometrike.

Takimi mes Kryetares së Kuvendit dhe Ministrit të Jashtëm maqedonas u përqëndrua më tej në projektin madhor të infrastrukturës, Korirdori 8.
Të dy autoritetet e larta cilësuan projektin një investim të  madh të infrastrukturës në rrajon, që do të forcojë urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Maqedonisë, Italisë dhe Bullgarisë, veçanërisht në zhvillimin e ekonomisë, rritjes së biznesit, lëvizjes së lirë të mallrave etj.
 
Kryetarja e Kuvendit tha se ka patur një lobim serioz  të parlamenteve të vendeve të Koridorit 8, duke sjellë në kujtesë, mbledhjen e anëtarëve të Komisioneve parlamentare të Transportit, vitin e kaluar në Tiranë.
Por për realizimin e këtij projekti nevojitet një politikë më agresive nga të gjitha nivelet e pushteteve legjislativ dhe ekzekutiv, të vendeve të Korridorit 8 u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
 

Duke kaluar në analizën e situatës politike në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit tha se bojkoti nuk është mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit, me standarte evropiane. 
 
Kryetarja e Kuvendit siguroi Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, për gadishmërinë e Parlamentit shqiptar për të ratifikuar marëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›