E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftim për shtyp i Z.Marlind Myftiu, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit.

Administrata e Kuvendit, në përmbushje të detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e Ligjit  nr. 10.160, datë 15.10.2009, "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë",  kërkon edhe një herë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ që të dorëzojnë makinat e Kuvendit ,apo të institucioneve të tjera, të marra si ish-deputetë.

Nëse ato do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre. Njoftojmë gjithashtu, se sot një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim.

Duke besuar në rrespektimin e ligjit, administrata e Kuvendit shpreson në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me secilin prej tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›