Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uron Krishtlindjet nga qyteti i Shkodrës Ështe viti kur Kosova feston Krishtlindjet e pavarur, Shqipëria mori ftesën për në NATO, Shqipëria që ecën përpara me ratifikimin e MSA-së
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka zgjedhur sot qytetin e Shkodrës për të uruar dhe festuar Ditën e Krishltilindjeve.
Urimet për besimtarët e krishterë, Kryetarja e Kuvendit I përcolli në Selinë e Arqipshkëvisë, ku u prit nga Aripeshkvi Anxhelo Massafra dhe Monsignor Zef Simoni, një nga priftërinjtë më të njohur të klerit katolik, simbol I qëndresës dhe i një kalvari të gjatë persekutimi të diktaturës.
Gjatë bisedës me ta, Kryetarja e Kuvendit falenderoi dhe vlerësoi misionin e tyre human në përcjhellen e vlerave më të mira të civilizimit dhe kulturës kombëtare për të gjithë shqiptarët vecanërisht brezat e rinj.
Në takimin me arqipeshkvët e Shkodrës, ku ishin të pranishëm dhe klerikë të komunitetit mysliman e ortodoks, Kryetarja e Kuvendit cmoi lart parardhësit e kishës katolike si përçuesit e dijes dhe mencurisë që u persekutuan mizorisht për aspiratat e tyre për një Shqipëri të lirë dhe europiane.
Nga ana e tyre klerikët e Arqipeshëvisë shprehën ndër të tjerë kënaqësinë që Shkodra por dhe qytetet e tjera të vendit po i kalojnë Krishtlindjet në një atmosferë ndryshimi që reflekton mirëqënie e shpresë për të ardhmen. Pas kësaj vizite, Kryetarja e Kuvendit përcolli për opinionin, urimin për Krishtlindjet
Gëzuar Krishtlindjet të gjithë juve, që jeni sot këtu, besimtarëve katolikë, myslimanë, gjithë qytetarëve të Shkodrës e mbarë Shqipërisë.
Qoftë kjo një ditë e një shprese më të madhe, një ditë e ndryshimeve edhe më pozitive.
Këto Krishtlindje e kanë gjetur Shkodrën, Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, në vitin e tyre më të bukur.
Ështe viti kur Kosova feston Krishtlindjet e pavarur, Shqipëria mori ftesën për në NATO, Shqipëria po ecën përpara me ratifikimin e MSA-së dhe të Protokollit në NATO-s , Shqipëria që ecën përpara me një rritje ekonomike prej 10 %
Ky vend feston sot Krishtlindjet me më shumë shpresë, se një vit më parë apo aq më tepër se disa vite më parë.
Uroj që gjithë qytetarët ta kalojnë bukur këtë ditë në familjet e tyre, të jenë të lumtur në jetën e tyre.
I uroj çdo gruaje, fëmije, burri e të moshuari, qofshin të lumtur dhe ditë më të mira për ta dhe familjet e tyre.