E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në promovimin e produkteve ushqimore vendase, nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

  Studentë  dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës  ishin sot vizitorë në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Industrisë dhe Veprimtarisë  Prodhuese, ku mori pjesë  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Qëllimi i takimit ishte  promovimi i disa  produkteve ushqimore, të prodhuara nga firma shqiptare. Studentët zgjodhën këtë takim me Kryetaren e Kuvendit dhe deputetët e Komisionit, si mënyrë për të tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe Qeverisë,  në mbështetje të  prodhimit bio.
 
Kryetarja e Kuvendit ,Jozefina Topalli i përgëzoi studentët për inisiativën që ata kanë ndërmarrë  për të promovuar prodhimin vendas në institucionet më të rëndësishme si dhe në mjediset publike.
Ajo u shpreh se Parlamenti dhe Qeveria po tregon një vëmendje të veçantë për  industrinë dhe prodhimin  kombëtar, veçanërisht në sektorin e Bujqësisë. Kuvendi ka patur ndër prioritetet e punës së tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin produktet vendase si dhe eksportimin e tyre në tregjet rajonale e ndërkombëtare.
Një nga çështjet më të diskutueshme nga deputetet në seancë, mbetet zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet politikave që mbështesin prodhimet bio në vend- tha ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit, e cila garantoi mbështetjen e  Kuvendit të  Shqipërisë   për projekte të tilla të studentëve, dhe në të ardhmen.
Studentët ngritën  shqetësimin pse në tregje, firmat shqiptare ende nuk kanë hapësirën e duhur me prodhimet e tyre, dhe se niveli i importit në produktet ushqimore mbetet i konsiderueshëm.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›