E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës promovojnë produktet ushqimore vendase, në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese

  Studentë  dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës  ishin sot pjesëmarrës në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Industrisë dhe Veprimtarisë  Prodhuese, ku mori pjesë  edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Studentët zgjodhën këtë takim me Kryetaren e Kuvendit dhe deputetët e Komisionit, për të promovuar disa  produkte ushqimore vendase, si mënyrë për të tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe Qeverisë,  në mbështetje të  prodhimit bio.     Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i përgëzoi studentët për nismën që ata kanë ndërmarrë  për të promovuar prodhimin shqiptar në institucionet më të rëndësishme si dhe në mjediset publike. Ajo u shpreh se Parlamenti dhe Qeveria po tregon një vëmendje të veçantë për  industrinë dhe prodhimin  kombëtar, veçanërisht në sektorin e Bujqësisë.
Kuvendi ka patur ndër prioritetet e punës së tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin produktet vendase si dhe eksportimin e tyre në tregjet rajonale e ndërkombëtare.   Një nga çështjet më të diskutueshme nga deputetet në seancë, mbetet zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet politikave që mbështesin prodhimet bio në vend- tha ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit, e cila garantoi mbështetjen e  Kuvendit të  Shqipërisë   për projekte të tilla të studentëve, dhe në të ardhmen. Biseda mes studentëve dhe  deputetëve u përqendrua në promovimin  e produkteve shqiptare dhe dhënien e hapësirës se duhur për këto prodhime, brenda dhe jashtë vendit.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›