Kryetarja e Kuvendit: "Kushtetuta dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të respektohen, sepse shteti ligjor është themelor."
Fjala e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli
Dëshiroj të jap disa shpjegime në lidhje me zhvillimet e fundit dhe për një përgjigje të sotme, meqenëse ka pasur një reagim nga PS-ja.
Kryesisht unë do të doja që ky komunikim të bëhet për të sqaruar shqiptarët. Kam 15 vjet që jam në politikë, kam kaluar disa procese zgjedhore politike, disa procese zgjedhore lokale. Në të gjitha vitet jashtëzakonisht të vështira, kur kemi qenë në opozitë, dhe pastaj gjatë viteve në pozitë, pas 2005-ës, ndoshta është rasti i parë që përballem me një situatë që është vetëm absurde, ku nuk funksionon logjika, ku nuk ekziston rracionaliteti dhe ke përballë një sjellje të paimagjinueshme se mund të ndodh edhe në 2010-ën. E them këtë, sepse nuk kam dëgjuar kurrë ndonjëherë në ndonjë vend të botës, që, ku për herë të parë ndodhin zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku për herë të parë këto zgjedhje të përcaktohen si zgjedhjet që përmbushin standardet kryesore të OSBE-ODIHR-it, të turren kundër zgjedhjeve, të turren kundër institucioneve shqiptare, KQZ, gjykatë, komisionerë socialistë, komisionerë të tjerë, të turren kundër Parlamentit e dalë nga zgjedhjet e ligjshme, të turren kundër jush, të turren kundër raportit të OSBE-ODIHR-it, të turren kundër raportit të Këshillit të Europës, kundër rezolutës së Parlamentit Europian, dhe nuk po vazhdoj më tutje që të them se cilat nga institucionet e tjera kanë mbetur pa iu turrur dhe pa e sulmuar.
Kjo është hera e parë që duhet të mendohet sesi mund të veprohet në një situatë absurde, ku përballë ke një njeri që të thotë se unë kam maxhorancën, njoh rezultatin tuaj, por unë kam fituar zgjedhjet, ku thotë që unë njoh procesin legal, por zgjedhjet kanë qenë kriminale, dhe i bie që secili prej jush, si dhe shumica e shqiptarëve që kanë marrë pjesë në mënyrë paqësore në votim, të kenë kryer akte kriminale. Natyrisht, në një farë mënyre akuzon dhe OSBE-ODIHR-in, si dhe institucione të tjera.
Kemi qenë me ju për 6 muaj, bashkë me të gjithë shqiptarët që dëgjojnë nga tribuna të ndryshme, në qytete të ndryshme, megjithëse me një pjesëmarrje krejt të reduktuar, ku ai akuzon Parlamentin, maxhorancën dhe u thotë se pse nuk ngrenë një komision hetimor për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit dhe pas 6 muajsh më dorëzohen dy dokumente në zyrat e Kryesisë së Kuvendit, njëra prej të cilave është një kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor, që thotë se ky komision të ngrihet mbi një draft.
Zotërinj, nuk është nevoja që të jesh as deputet dhe as jurist, keni dëgjuar ju ndonjëherë se mund të bëhet kërkesë në Parlament për të ngritur një trupë të bazuar mbi një draft? Ndodh ndonjëherë? Dhe pastaj të thotë, jo zonjë, ec paralel, ke edhe një draft tjetër, ta ndryshosh ligjin ashtu siç më duhet mua.
Si Kryetare e Kuvendit, unë kisha mundësi, bazuar te Rregullorja dhe duke i parë draftet që të dyja janë antikushtetuese, ti refuzoja, ti thosha merre mbrapsht, zotëri, kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor. Por përpara kësaj unë kam për detyrë tu them shqiptarëve, në mënyrë të veçantë socialistëve; ju ka gënjyer të gjithëve, gjashtë muaj rresht, duke thënë se Sali Berisha dhe Parlamenti nuk pranojnë te ngrenë komision hetimor për të hetuar zgjedhjet, sepse vetëm një javë më parë, më 26 shkurt, na tha të gjithëve se nuk kishte ligj për të hetuar zgjedhjet, siç dëshiron zotëria e tij. Nuk kishte fare ligj dhe ai dorëzoi ligjin e tij ku tregohej se si duheshin bërë ndryshime, për të bërë të mundur që të hetohen zgjedhjet sipas mënyrës që ai mendon.
Thashë që lëvizim në fushën e absurdit. Por shqiptarët duhet ta dinë se, natyrisht, nuk është detyra e tyre të njohin shkronjë për shkronjë e presje për presje Kushtetutën, as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse edhe ne që i lexojmë, nuk jemi të gjithë njohës të doktrinës konstitucionaliste, për ta kuptuar në çdo shkronjë se çfarë thotë vendimi 18 dhe ai 20. Natyrisht, është një grup i vogël që njeh parlamentarizmin prej shumë vjetësh apo juristë shumë të mirë që e kuptojnë dhe e zbërthejnë se çfarë thotë ai vendim. Por ajo që është më e çuditshme në gjithë këtë absurd, thjesht për axhendën personale të një personi, është fakti se gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërkohë që Sali Berisha i bënte koncesione njërin pas tjetrit, ai e bënte më ekstrem qëndrimin e tij.
Në tetor i tha Kryeministrit se do të ngremë komisionin hetimor në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky nuk ishte koncesion. Është e drejta e opozitës për të ngritur komision hetimor, me të vetmin kusht që të jetë në përputhshmëri me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Por pas koncesionit të parë ai i tha se pranonte me kusht që në këtë komision hetimor të kishte shumicën, ndryshe do të tërhiqet të dy anëtarët e tij. Ata, natyrisht, do ta kenë emrin e tyre, por unë do tu them largohuni nga komisioni derisa komisioni të avancojë me punimet e tij.
Në cilin vend të botës Kryeministri thotë Bëj përsëri amendimet e Kodit Elektoral? I tha bëji me rekomandimet e OSBE-OHDIR-it, sepse raporti i saj është raporti mbi të cilin është gjykuar. Ato janë certifikuesi i këtyre zgjedhjeve dhe nuk janë as Jozefina, as PD-ja, as militantët tanë, por janë institucionet ndërkombëtare. Merri të gjitha amendamentet dhe bëji ti! Natyrisht, pas marrjes së mendimit të OSBE-OHDIR-it dhe të specialistëve, voto siç dëshiron ti. Ky qe koncesioni i dytë.
Pastaj erdhën të huajt. Shkuan tek Edi Rama dhe Sali Berisha. Sali Berisha u tha, megjithëse kanë kaluar afatet e prokurorisë për të hetuar në çdo rast kur ka fakte dhe prova, ata të hapin procesin, të shkojnë të hapin kutitë dhe ti rinumërojnë votat. Ai përsëri tha jo. Mbërriti Këshilli i Europës, Komiteti Presidencial dhe Sali Berisha bëri koncesionin e tretë, i tha: Drejtoju Gjykatës Kushtetuese, nëse ajo pranon, unë përsëri jam gati për tiu drejtuar Komisionit të Venecias. Përgjigjja ishte përsëri jo. Nuk pranoj unë të diskutoj dhe të interpretoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, se di ta lexoj vetë. Nuk e çoj unë në Komisionin e Venecias, çojeni ju po të doni, se unë nuk kam nevojë për të.
Pastaj, në takimin me Komitetin e Këshillit të Europës, si Kryetare e Kuvendit, bëra koncesionin tjetër, të katërtin: le të marrin drejtimin e tre komisioneve parlamentare. Ne jemi maxhoranca dhe parimi i maxhorancës është themelor në funksionimin e Parlamentit, megjithatë merrini kryesitë e të tria komisioneve parlamentare. Përsëri asgjë.
Erdhi 26 shkurti dhe depozituan dy kërkesat. U bë koncesioni tjetër, është futur në axhendë për të votuar kërkesat për komisionin hetimor bazuar në draft jo në ligj! Si Kryetare e Kuvendit duhet ta kisha kthyer mbrapsht dhe duhet ti kisha thënë: zoti Ruçi, merreni mbrapsht. Po të kalojë ligji, atëherë mund të sillni kërkesën për të ngritur komisionin hetimor. Por nuk fola. Nuk fola as kur solli projektligjin për ndryshimet që dëshironte të bënte, megjithëse janë kokë e këmbë antikushtetuese. Në këtë projektligj kërkojnë që hetimi i procesit zgjedhor të zgjasë 12 muaj. Por 12 muaj janë baras me destabilitet.
Në këtë draft kërkohet që maxhoranca të kthehet në minorancë me ligj, për të hetuar zgjedhjet politike apo lokale. Vetëm në diktaturë mund të kërkohen gjëra të tilla.
E treta, në draft kërkojnë që komisioni të jetë i pakushtëzuar dhe nuk lexojnë vendimet numër 18 dhe 20 të Gjykatës Kushtetuese që janë obligative, ku thuhet që Komisionet hetimore nuk kanë kompetenca të pakufizuara.
Sot, sipas vendimit të konferencës, ne do të votojmë datën për iniciativën e përshpejtuar për draftin që ka ardhur. Natyrisht, Komisioni i Ligjeve do të shikojë se sa ai është në përputhje me kushtetutshmërinë, është apo jo në përputhje. Në draftin që ju do të shikoni dhe që do të votohet, është vendosur që data e votimit do të jetë data 18, por puna në Komisionin e Ligjeve do të fillojë menjëherë, javën tjetër. Përsëri gënjejnë kur thonë data 16. Jo. Deri më 16 Komisioni i Ligjeve do të përfundojë të gjitha ndryshimet. Data 11 është afati i fundit i paraqitjes së mendimeve. Komisionet fillojnë punën javën e ardhshme.