Kryetarja e Kuvendit "Mirënjohje përjetë mësuesve, frymëzuesve më të mëdhej të njerëzimit."
Mirënjohje në jetë të jetëve, mësuesve për gjithçka që keni dhënë këtij kombi, për gjithë mençurinë që keni përcjellë, për gjithë dashurinë që na keni dhënë dhe për gjithçka që ju vazhdoni të jepni, tha sot Kryetarja e Kuvendit në takimin emocionues me mësuesit, që mbushën mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, në prag të 7 Marsit.
Duke uruar nga zemra mësuesit e ftuar nga shkollat e Tiranës, por edhe të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit përcolli një urim të veçantë për mësuesit e saj, disa prej të cilëve kishin ardhur nga Shkodra në këtë takim, shenjë e mirënjohjes, respektit për të gjithë mësuesit.
Në fjalën e saj drejtuar mësuesve, Kryetarja e Kuvendit tha:
Unë jam shumë e nderuar që jam mes jush. Ju i keni dhënë kësaj salle plot dritë.
Po, i keni dhënë dritë sepse ju, mësuesesit jeni udhërrëfyesit tanë drejt suksesit. Ju pasuroni personalitetin e gjithsecilit prej nesh përmes njohurive por edhe dashurisë suaj. Ju jeni guida e jetës. Ju keni ditur të kuptoni çfarë fshihet brenda nesh.
Ju, mësuesit jeni frymëzuesit më të mëdhej të njerëzimit. Misioni juaj është hyjnor. Ju formësoni të ardhmen.
Ju jeni bujarë, misioni juaj i shenjtë është që ju njohuritë tuaja tua jepni nxënësve, studentëve. Kjo është e mrekullueshme.
Ju na keni mësuar më shumë prej zemrës dhe shpirtit tuaj sesa prej librave.
Ndaj edhe ndikimi juaj shtrihet në pafundësi. Ky takim i sotëm është një simbol i mirënjohjes për të gjithë devotshmërinë dhe përkushtimin tuaj pa kufij. Çdo histori personale suksesi nis me një mësues që të tregon vlera, të nxjerr në pah virtyte, të zgjeron mendimet, Çdo ëndërr për të ardhmen nis nga një mësues, që të thotë se ti vlen. Ne politikanët, kemi menyra për tua shpërblyer. Jo vetëm me arritjet tona, por edhe me vemendjen tonë ndaj arsimit. Ndaj jam shumë e lumtur që në parlament kemi kaluar ligje shumë të mira për arsimin, që kemi dyfishuar pagat e mësuesve, e që do vazhdojmë ti rrisim ende, që kemi rritur investimet në arsim e do vazhdojmë ti rrisim ende. Të gjithë ne, që sot jemi prindër jemi shumë të kënaqur që mësimdhënia është një traditë e shkëlqyer në Shqipëri. Të gjithë shqiptarët krenohet me rezultatet e fëmijëve të tyre kur ata shkëlqejnë në universitetet më në zë të botë. Ata shkëlqejnë sepse bazën e njohurive e kanë marrë nga ju, e kanë marrë nga mësuesit tanë të shkëlqyer që punojnë me pasion dhe me zemër. Ju ngriheni me mendimin se çdo ti mësoni nxënësve sot, e flini me mendimin se çtë re do të sillni nesër. Ne ju jemi mirënjohës për gjithë punën tuaj , sakrificën tuaj, që pa menduar kryesisht për rrogën u mësoni fëmijëve pa dallim, gjithçka që dini, sepse zemra juaj është e madhe. Ne e dimë se një njeri në jetë nuk ka gjë më të shtrenjtë se prindërit. Të vetmit njerëz që arrijnë këtë nivel dashurie janë mësuesit. Prindërit i japin jetë trupit tonë, e mësuesit i japin jetë shpirtit dhe mendjes tonë. Pa ju, askush nga ne nuk do të kishte mundur të arrinte këtë pikë të karrierës. Ne ju falënderojmë nga thellësia e zemrës, por për ju, zemra nuk është aq e thellë sa duhet.
Të dashur mësues, Ne jetojmë në një botë ku aftësia më e madhe, pasuria më e madhe për secilin janë njohuritë. Fëmijët tanë janë puna juaj e përditshme. Ndaj edhe ne këtë punë tuajën e kemi vënë në qendër të politikave tona. Ne, kur kemi qenë fëmijë, e më pas nxënës, e më tej studentë, kurrë skemi dashur tju zhgënjejme ju, mësuesve dhe prindërit tanë. Ne sot, duke qenë në këto pozicione, premtojmë sërish se nuk do tju zhgënjejmë.
ër gjithçka që keni dhënë këtij kombi, për gjithë mençurinë që keni përcjellë, për gjithë dashurinë që na keni dhënë dhe për gjithçka që ju vazhdoni jë jepni, Ne, të gjithë ne, ju jemi mirënjohës në jetë të jetëve. Të nderuar mësues, Unë jam shumë e kënaqur që në vitet e fundit kemi bërë të mundur të dyfishojmë numrin e studentëve.
Futja e sistemit të konkurrimit elektronik mbi bazën e meritë-preferencës të çdo maturanti vendosi drejtësinë dhe barazinë e hyrjes në universitetet publike duke zhdukur korrupsionin e mëparshëm.
Për vitin 2009 financimi i universiteteve u bë me formulë në formë granti dhe përfshihet në ligjin e buxhetit. Po ashtu me grant për konkurrim po realizohen dhe financimet per investime. Unë jam shumë e kënaqur që financimi për arsimin e lartë në 2009 kundrejt 2005 është mbidyfishuar.
Janë ndërtuar 15 objekte të reja në universitete dhe janë rikonstruktuar 125 objekte të tjera.
Është reformuar sistemi i shkencës dhe, financimi për programet dhe projektet për shkencë në vitin 2009 është 5 herë më i madh se në vitin 2005. Është rritur numri i pedagogëve me rreth 1200 persona.
Është reformuar i gjithë sistemi në pershtatje me procesin e Bolonjës.
Në 2007-2009 janë hapur dhjetra programe të reja në ciklin e parë e të dytë të studimeve, dhjetra programe Master i Nivelit të Parë e Master i Nivelit të Dytë dhe tani programet e reja doktorale. Rritja e numrit të bursave për studentët nga 900 në vitin 2005 në 1600 bursa në vitin 2009. Në 2007 e në vazhdim në kuadër të programit të qeverisë për Fondin e Ekselencës janë dhënë 1.5 milion dollarë për studime të doktoratës dhe postdoktoratës në universitetet e huaja. Edhe më shumë do bëjmë në të ardhmen. Dhë së fundmi dua tju them diçka që kurrë sua kam thënë, juve mësuesve të mi. Pavarësisht rrethanave, ju kurrë sme keni diferencuar. Unë ju falenderoj pafundësisht për këtë.
Gëzuar festën tuaj!