E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi dhe OSBE organizojnë tryezën e rrumbullakët me gazetarë dhe ekspertë të huaj Rritja e transparencës në Kuvend

Në Kuvendin e Shqipërisë u organizua sot tryeza e rrumbullakët Rritja e transparencës në Kuvend, në bashkëpunim me OSBE dhe me gazetarët që mbulojnë Parlamentin, Objekti I tryezës ishte çështja e rritjes së standarteve të transparencës dhe marëdhënieve me mediat e publikun, të Kuvendit të Shqipërisë. Në hapje të takimit Sekretari I Përgjithshëm I Kuvendit Marlinfd Myftiu tha se vitet e fundit ka një përmirësim shumë të konsiderueshëm të imazhit publik të Parlamentit, falë rritjes së transparencës dhe zgjerimit të aksesit të mediave dhe publikut me këtë insitucion. Si themeli I demokracisë dhe shtetit ligjor, Parlamenti shqiptar vitet e fundit ka ngritur struktura të reja në funksion të konsolidimit të informimit public, si element kryesor për zhvillimin e demokracisë.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Myftiu, Parlamenti ka faqen e internetit më të updatuar në kohë dhe në saktësi e objektivitet të informacionit, ku pritet që së shpejti të ketë dhe transmetim online të seancave plenare. Njëkohësisht po punohet për krijimin e një database elektronik të ligjeve dhe diskutimeve parlamentare që prej vitit 1991, kur u mblodh Parlamenti I parë pluralist.
Në punimet e tryezës, dhanë eksperiencat dhe përvojat e tyre të punës, kryetari I Qendrës së Infiormimit Qytetar dhe Marëdhënieve me Publikun në Parlamentin Portugez Victor Pires da Silva, analisti i medias dhe ish deputeti I Parlamentit hollandez Bert Bakker, ekspertë të OSBE, dhe gazetarë e analistë nga Shqipëria.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›