E Diel, 1 Nëntor 2026

Senatorët francez: "Transformimet e Shqipërisë nga viti në vit janë impresionuese. Zhvillimi ekonomik është dinamik."

Transformimet e Shqipërisë nga viti në vit janë impresionuese. Zhvillimi ekonomik është dinamik. Reformat, jo të lehta, që keni bërë janë të jashtëzakonshme. Duke renditur këto vlerësime, senatorët francezë të grupit të miqësisë Francë-Shqipëri, konformuan edhe një herë mbështetjen e Francës për një integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE. Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, senatorët shprehën entuziazëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë dhe interes për intensifikimin e këtij bashkëpunimi. Për Kryetaren e Kuvendit mbështetja e Francës, si një nga vendet më të rëndësishme të BE-së, mbetet shumë e vyer për shqiptarët. Ajo tha se shqiptarët besojnë fort në përkrahjen e Francës edhe në prioritetin e madh: heqjen e vizave. Kryetarja e Kuvendit tha se gjatë kësaj periudhe Parlamenti ka punuar fort me një axjendë intensive, në miratimin e një numri të madh ligjesh që kryesisht kanë të bëjnë me plotësimin e detyrimeve për heqjen e vizave dhe për përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Kryetarja e Kuvendit u ndal edhe në situatën e fundit politike në vend. Ajo tha se , Kryeministri Berisha dhe mazhoranca gjatë gjithë kësaj kohe i kanë ofruar opozitës të gjitha mundësitë për transparencë të plotë sipas ligjit dhe Kushtetutës. Ne mbetemi të hapur për çdo hetim parlamentar, pa shkelur Kushtetutën e vendit dhe duke respektuar parimin bazë të demokracisë, ndarjen e pushteteve. "Si Kryetare e parlamentit, tha ajo, unë shpresoj që deputetët e opozitës, duke përmbushur detyrimin ndaj zgjedhësve të tyre, të tregojnë seriozitet e të japin kontributin e vet të qenësishëm për heqjen e vizave dhe për përshpejtimin e anëtarësimit në familjen europiane.



Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›