Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton disa ndryshime në projektligjin Për Përcaktimin e Poligoneve të Asgjësimit të Municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Për Përcaktimin e Poligoneve të Asgjësimit të Municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes theksuan rëndësinë që ka shtimi i numrit të poligoneve për asgjësimin e municioneve të tepërta me qëllim përmbushjen e objektivit të qeverisë për përfundimin e këtij procesi brenda vitit 2013. Gjithashtu ekspertët sqaruan se qëllimi i propozimit për poligone shtesë është rritja e kapacitetit të asgjësimit të municioneve me plasje dhe asgjësimit të barutit me djegie që del gjatë demontimit në uzinat ushtarake, në realizim të objektivit të qeverisë.
Pasi u njohën me prezantimin e projektligjit nga ana e specialistëve të Ministrisë së Mbrojtjes, anëtarët e komisionit drejtuan disa pyetje lidhur me sigurinë dhe garancitë që janë parashikuar për zonat në të cilat do të veprojnë këto poligone.
Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, specialistët sqaruan se poligonet e zgjedhura për asgjësim municionesh respektojnë të gjitha distancat e sigurisë nga ndërtesat e ndryshme e sidomos ato të banuara, linjat e kabllot ajërore e nëntokësore, rrugët e hekurudhat, aeroportet e korridoret e kalimit ajëror, transmetuesit e radios apo radarët etj.
Në mënyrë të veçantë, ata theksuan se distancat e poligoneve janë hartuar në përputhje me standardet e sigurisë së vendeve anëtare të NATO dhe është marrë ekspertiza e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Italisë.
Specialistët vlerësuan se shtimi i këtyre poligoneve si dhe rillogaritja e distancave të sigurisë do të bëjë të mundur asgjësimin përfundimtar të muncioneve të tepërta në Forcat e Armatosura, duke i dhënë në këtë mënyrë një shtysë procesit të modernizimit të tyre si dhe duke bërë të mundur eliminimin e shpejtë të rreziqeve që vijnë nga ruajtja e këtyre municioneve.
Më pas, anëtarët e komisionit morën në shqyrtim nen për nen projektligjin duke bërë edhe disa ndryshime në përmbajtjen e tyre. Pas shqyrtimit nen për nen, anëtarët e komisionit miratuan projektligjin duke e kaluar atë për miratim në seancë plenare.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.