E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot në tërësi projektligjin Për inspektimin financiar publik

Komisioni për Ekonominë gjatë mbledhjes së sotme vijoi punën me shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për inspektimin financiar publik.

Deputetët diskutuan për nenet mbi strukturën, funksionet dhe kriteret e rekrutimit të nënpunësve në Drejtorinë e Inspektimit Financiar Publik, mbi të drejtat dhe detyrimet e inspektorit financiar, mbi detyrimet e njësive ose individëve që janë subjekt inspektimit dhe përmbushjen e detyrimeve, mbi dispozitat që projektligji parashikon për informimin e autoriteteve dhe publikut, mbi përgjegjësitë për shkaktimin e dëmit dhe kundërvajtjet administrative, etj.

Pas diskutimeve Komisioni e kaloi edhe në tërësi projektligjin në fjalë, ndërsa përfaqësuesit e opozitës abstenuan.

Ky projektligj, pritet të diskutohet së shpejti edhe nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për dhënie mendimi.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›