Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese miraton projektligjin Për ratifikimin e Protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bë
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin Për ratifikimin e Protokollit shtesë të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë. Specialistët e Ministrisë së Jashtme, të pranishëm në mbledhje sqaruan çështjet që trajtohen në kuadrin e protokollit shtesë.
Në këtë drejtim, specialistët theksuan se disa nga këto çështje specifike janë informacioni dhe mundësia e hyrjes së kontrollit në të gjitha fazat e ciklit të përpunimit të lëndës djegëse bërthamore, informacioni për prodhimin dhe eksportin e teknologjive që lidhen me përdorime bërthamore etj.
Gjithashtu ata vunë në dukje se për të përmbushur detyrimet që lindin nga hyrja në fuqi e protokollit shtesë, kërkohet ngritja e Agjencisë Kombëtare Bërthamore, e cila do të merret me hartimin e raporteve lidhur me materialet bërthamore dhe përdorimin paqësor të energjisë e teknologjisë bërthamore.
Sipas marrëveshjes çdo vend anëtar i OKB dhe ANEA duhet të marrë të gjithë masat e nevojshme të ruajtjes e të sigurisë dhe të realizojë kontrollet e duhura për materialet dhe instalimet bërthamore.
Pasi u njohën me përmbajtjen e protokollit shtesë, anëtarët e komisionit vlerësuan marrëveshjen dhe e miratuan atë.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.