E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit: "Roli i Gruas në shoqëri, një agjente e fortë ndryshimi".

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në ambjentet e Kuvendit në një takim të veçantë , gratë pjesëmarrëse në Konferencën Kombëtare Sfidat në kapërcimin e steriotipeve gjinore, organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në bashkëpunim me Prezencës e OSBE-së dhe PNUD-it, programit të Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri. Fillimisht, gratë u njohën me ambjentet e Kuvendit, duke vizituar sallat e Komisioneve Parlamentare, zyrat e punës etj, ndërkohë që këshilltare dhe specialiste të Kuvendit bënë një prezantim të procedurave parlamentare, strukturave dhe funksionimit të tyre. Përmes një atmosfere të ngrohtë dhe entuziaste, Kryetarja e Kuvendit përshëndeti të pranishmet, duke shprehur mbështetjen e saj personale por edhe të Kuvendit për forcimin e rolit të tyre në shoqëri dhe kudo. Kryetarja Jozefina Topalli falenderoi dhe i njohu gratë me masat që parlamenti ka marrë për forcimin e mëtejshëm të rolit të gruas. Duke e cilësuar si shokuese dhunën kundër gruas, Kryetarja e Kuvendit e konsideroi këtë fenomen si të papranueshëm jo vetëm për gratë por edhe për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Në këtë kontekst, Kryetarja i ftoi gratë që të gjitha së bashku të luftojnë kundër dhunës në familje. Të luftojmë së bashku për parandalimin e sëmundjes së kancerit. Të mbështesim shkollat, fëmijët e nxënësit kundër drogës u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Në vlerësimin e saj për rolin e gruas, në shoqëri, familje dhe kudo, Kryetarja e Kuvendit tha se gruaja është një agjente e fortë ndryshimi. Pas përshëndetjes, Kryetarja Jozefina Topalli zhvilloi një bisedë të hapur dhe të përzemërt me gratë e pranishme, të cilat shprehën vlerësimet e tyre për kontributin e çmuar që, Kryetarja e Kuvendit ka bërë për fuqizimin e rolit të gruas, si një zë i fuqishëm në parlament në mbrojtje të të drejtave të grave. Nga ana e saj, përfaqësuesja e UNIFEM në Shqipëri, Christina Arab shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për kontributin, që Kuvendi ka dhënë. Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit Mirëdita të gjithëve! Së pari dëshiroj tju uroj mirëseardhjen në sallat e Kuvendit të Shqipërisë!
Përgëzoj Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Filloretën për organizimin e kësaj konferencë në bashkëpunim edhe me OSBE-në.
Në fakt kjo sallë jo rrallë ka qenë plot me gra. Ka qenë një ndër detyrat që çdo përfaqësues e ka edhe po të ishte burrë dhe, në mënyrë të veçantë një grua që është në krye të Kuvendit, që të bëjë çdo përpjekje për të çuar më përtej profilin, forcën, angazhimin e gruas. Unë në këtë sallë po shoh shumë zonja, me të cilat unë kam punuar gjatë viteve. Unë kam edhe shumë mike këtu dhe jam shumë e kënaqur që ju shoh sot në këtë takim. Për këtë ju falënderoj nga zemra. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që i keni dhënë në përgjithësi çështjeve gjinore dhe të të drejtave të grave. Së bashku kemi bërë fushata të jashtëzakonshme për tema njerëzore, për tema humane, për tema që kanë të bëjnë me shëndetin e gruas, për temat që kanë të bëjnë me luftën kundër kancerit te gruaja, për tema që kanë të bëjnë me mbështetjen e më të dobëtit, e atij që ka më shumë nevojë, për tema që kanë të bëjnë me fëmijët dhe mbi të gjitha për tema që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Së bashku me luftën kundër kancerit, luftën kundër dhunës në familje unë e kam një ndër temat për të cilën ndjej një lloj përgjegjësie. E ndjej si angazhim thellësisht në shpirt, e ndjej se do të vazhdojmë të bëjmë akoma për këtë temë, së bashku me miket e mia, me koleget e mia. Jam e ndërgjegjshme se është një temë sa delikate aq edhe e vështirë. Por, kam bindjen se për të arritur qoftë edhe një hap modest përpara dhe pastaj për të shkuar në hapat e tjerë duhet të ecim me përgjegjësi. Padyshim kjo ka lidhje me situatën ekonomike, ka lidhje me edukimin, edhe pse është një fenomen, që nuk i ndan as kufiri gjeografik, ndonjëherë as niveli i arsimimit. Ndonjëherë fenomenet e dhunës në familje hasen edhe në familje që nuk vuajnë nga varfëria, edhe në familje që janë të shkolluara, por ndodhin për një sërë arsyesh të tjera. Ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri, edhe këto ditët e fundit, sa herë dëgjoj për lajme të dhunës ndaj grave, apo për raste kur shkohet në pjesën më fatale të vrasjes së grave, është një shokim total. Shokim total për faktin, për ngjarjen, por mbi të gjitha është shokim, parë në këndvështrimin e nënës që ka fëmijë. Si e përjeton fëmija kur goditet nëna? Si e përjeton fëmija kur nuk respektohet më nëna? Si e përjeton fëmija kur nëna mund të goditet me forma edhe më të dhunshme? Ai nuk flet. Ai nuk di ta përcjellë, por natyrisht një gjurmë e jashtëzakonshme mbetet në jetën e tij. Cili do të jetë personaliteti i këtij fëmije nesër? Cili do të jetë raporti i këtij fëmije me nënën e tij, me babain? Cili do të jetë raporti i fëmijës, kur ai është i pafuqishëm për të mbrojtur nënën e vet? Këto janë sa të vërteta, ndonjëherë të shpeshta, aq edhe të dhimbshme e të vështira për tu trajtuar. Sigurisht që ka një lloj progresi, përparimi për faktin se nuk është më çështje tabu. Nuk thuhet më se është vetëm një çështje private. Po përpiqemi ta përcjellim gjithnjë e më shumë si një çështje publike, një çështje të shoqërisë, që nuk mund të kufizohet në muret e shtëpisë, në muret e dhomës. Ne kemi mundësinë të flasim, sepse ato të tjerat nuk mund të flasin. Ne kemi mundësi të veprojmë, sepse ato ndonjëherë nuk kanë fare kushte për të vepruar. Unë e di që kemi një kuadër ligjor. Unë jam krejt e ndërgjegjshme, që edhe po ta përmirësojmë më tej nuk e zgjidh çështjen, nuk e zgjidh problemin, pa një bashkëpunim me të gjitha institucionet në nivel lokal dhe në nivel qendror. Por, kjo mbi të gjitha kërkon atë që politikani duhet ta ketë, kërkon së pari dashurinë. Dashuri në kuptimin: shikoje tjetrën që është në nevojë, që është në vështirësi dhe mendo po sikur të isha unë në vendin e saj? A do të kisha kërkuar ndihmë? A do të isha mërzitur sikur tjetri të mos përgjigjej? A do isha dëshpëruar nëse tjetri nuk do më merrte fare në konsideratë?
Para dy ditësh kisha në zyrën time një zonjë, e cila më kishte çuar një mesazh. Nuk e njihja fare. Në mesazh thoshte vetëm emrin, jo mbiemrin dhe më pyeste nëse mund ta takoja. E thirra në zyrën time dhe filloi të më tregonte një histori jashtëzakonisht të vështirë, të rëndë dhe unë e dëgjoja, e dëgjoja dhe nuk dija se me çfarë mund ta ndihmoja. Ne duhet të gjejmë instrumentet si ti mbështesim. Ne duhet të jemi konkretë. Nuk shkohet më thjesht me kuadrin ligjor. Nuk shkohet më vetëm me fjalë. Duhen veprime. Duhen aksione. Kjo kërkon mbështetje financiare. Kërkon angazhim total të të gjitha institucioneve. Kërkon bashkëpunim serioz të të gjitha institucioneve. Natyrisht, unë dëshiroj të shoh anën pozitive të zhvillimeve në raport me gruan, me zonjën, me nënën, me motrën, me bijat gjatë këtyre viteve. Në Shqipëri 52% të popullsisë e kemi gra. Është e vërtetë që 50% e tyre jetojnë në zonat rurale, por është po aq e vërtetë që 95-98% e tyre janë të shkolluara. Është kënaqësi që 48% të tyre janë në stafet akademike dhe në universitete. Në administratë pjesa më e madhe janë zonja. Unë punën e bëj kryesisht me zonjat. E dini si punojnë? Kur i jep tjetrit motivin, kur e bën tjetrin pjesë të punës tënde, ato absolutisht nuk kursehen dhe gruaja nuk kursehet, dhe nuk kursehet 100 herë më shumë sesa burrat. Nuk pyesin në është e shtunë apo e dielë. Nëse është 7 pasdite apo 12 e mbrëmjes. Bashkë me koleget e mia ne punojmë edhe deri në mbrëmje vonë. Unë madje, ndoshta nuk ia kam thënë, por me mend njëmijë herë i kam falënderuar. Unë e di se çdo të thotë të tërheqësh nënën nga shtëpia, nga fëmija. Kur jam zgjedhur për herë të parë deputete kam qenë shumë e re. Kisha vajzën 5 vjeçe dhe djalin që ishte vetëm 9 muajsh.
Jetoja ne Shkodër dhe në atë kohë rrugët ishin me dyqind mijë gropa dhe duheshin 4 orë për të ardhur nga Shkodra në Tiranë dhe, pastaj, për tu kthyer përsëri në shtëpi 4 orë të tjera. Pastaj për të shkuar një he

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›