E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit e ftuar në ceremoninë e përvjetorit të ngritjes së flamurit në Deçiq, në 6 Prill të 1911, nga patrioti Ded Gjon Luli.

  Në atmosferën e një feste tradicionale, Kryetarja e Kuvendit ishte sot e ftuar e veçantë e ceremonisë përkujtimorë të ngritjes së famurit nga luftëtarët e Ded Gjon Lulit, në 9 prill të vitit 1911, në Deçiq të komunës së Hotit.
Kjo ngjarje ka hyrë në histori si një nga ditët më të ndritura, jo vetëm për Malësinë e Madhe, por që pati jehonë në të gjitha trevat shqiptare, si nje akt heroik me identitet të madh kombëtar. 98 vjet më pas banorët e komunës së Hotit festuan përvjetorin e ngritjes së flamurit me emocione të veçanta, me emocionet e valvitjes së një flamuri të NATO-s, në krah të flamujve të vendeve më të sigurta, demokratike e të zhvilluara të botës.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit u shpreh: Nuk ka ditë më të bukur sesa përvjetori i ngritjes së flamurit të vitit 1911. Flamur, i cili me shekuj ka bërë që ti besojmë, që na ka dhënë shpresë, që na ka bërë të bashkohemi dhe na ka drejtuar në të gjitha përpjekjet. Flamur, siç tha me të drejtë parafolësi, i shkruar me pushkë dhe me pendë, me gjak dhe me lot,
por, që sot valëvitet më krenar se kurrë.
Nuk ka ngjarje që na bënë më krenarë, nuk ka ngjarje më të bukur sesa të dalësh fitimtar mbi çdo sfidë, të dalësh fitimtar me lirinë, të dalësh fitimtar dhe ta përjetosh këtë moment. 
Ky flamur në fakt është ngritur në Bruksel.
Nuk ka gjë më të rëndësishme, nuk ka gjë më të veçantë, nuk ka gjë që na bënë më krenarë, sesa kur shonim këtë flamur që na bashkoi dhe na drejtoi në shekuj, të ngrihet në Bruksel, së bashku me flamujt e tjerë, të kombeve më të qytetëruara, të kombeve më të emancipuara, të kombeve që janë paqësorë, që janë të jashtëzakonshëm, të fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht, në skenën globale.
Nuk na bënë gjë më krenarë sesa anëtarësimi me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO.
Nuk ka bënë gjë më dinjitozë sesa qenia jonë në të njëjtën tryezë me amerikanët, gjermanët, francezët, vendet balltike, Kanadanë, Turqinë.
Nuk ka siguri më të madhe për çdo nënë këtu të pranishme, për çdo të ri, për projektet e tyre të ardhshme, për çdo burrë, që kanë sakrifikuar gjatë gjithë jetës së tyre për të arritur në këtë ditë, që konicidon me festën e flamurit të vitit 1911.
Unë ndihem krenare që jam sot këtu, ndihem krenare për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Për çdo gjë që vendi ynë ka realizuar gjatë kësaj periudhe. 18 vjet, të cilat kanë qenë përpjekje e pafundme, shpresë e madhe, besim i jashtëzakonshëm, për të arritur aty ku jemi ne sot.
Nuk ka gjë më të rëndësishme sesa me momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, të mbyllim fazën e tranzicionit të Shqipërisë dhe të hapim një fazë të re.
Në fakt është një ngjarje epokale, është një ngjarje e pabesueshme, e paimagjinueshme!
  Është ëndërra më e bukur që ne kishim në vitet 90. Por, në të njëjtën kohë, nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të vij këtu në takim me secilin prej jush dhe të mund të shikoj secilin drejt në sy, dhe ti them që ne fjalën e mbajtëm, që ne premtimet i mbajtëm.
Pa dyshim anëtarësimi në NATO është së pari dhe kryesisht për shkak të reformave që Kryeministri Berisha së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka realizuar gjatë kësaj periudhe.  
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›