Ministrat Olldashi dhe Pollo betohen para Presidentit të Republikës.

19 prill 2010
Sot paradite në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit e dy anëtarëve të Kabinetit qeveritar, pas ndryshimit të emërtesave të ministrave: të zotit Sokol Olldashi, i cili do të kryejë detyrën e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe zotit Genc Pollo, si Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.
Pas ekzekutimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, si dhe pas betimit mbi Kushtetutë të zotit Olldashi dhe zotit Pollo,Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi u dorëzoi dy anëtarëve të Këshillit të Ministrave dekretet e emërimit, duke u uruar suksese në detyrat e reja dhe të rëndësishme.
Të pranishëm ceremoninë e betimit të dy ministrave me emërtesa të ndryshuara ishin Drejtori i Kabinetit, Dashamir Xhaxhiu dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.