Konferenca parlamentare Karta e Adriatikut - Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perendimor, në përfundim të punimeve dy ditore, miraton një deklaratë të përbashkët
Drejtuesit e komisioneve të sigurisë të parlamenteve të Shqipërisë, Kroacisë Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hecegovinës, nënshkruan sot një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Kartës së Adriatikut, për procesin e integrimit të këtyre vendeve në NATO.
Deklarata ishte akti final i konferencës dy ditore parlamentare, organizuar në Tiranë, nga Kuvendi I Shqipërisë në datat 23 dhe 24 Shkurt, me temë Karta e Adriatikut - Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perendimor.
Kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Leonard Demi, duke bërë publike për mediat përmbajtjen e deklaratës:
Në përfundim të punimeve të gjitha delegacionet ranë dakort që të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët në të cilën zotohemi të bashkëpunojmë për të realizuar sa me shpejtë të jetë e mundur parimet mbi të cilat është themeluar dhe krijuar karta e Adriatikut e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllimin përfundimtar që rajoni ynë të jetë sa më shpejt i integruar në strukturat Euro-Atlantike.
Sot ne jemi të lumtur që tre vendeve nismëtarë të kartës i janë afruar edhe Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi.
Kjo është një ngjarje shumë e madhe jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për kotinentin Evropian për të krijuar një Evropë të bashkuar ,të lirë edhe në paqe . Do të punojmë që dhe vende të tjera të rajonit ti bashkohen sa më shpejtë Kartës tonë të Adriatikut për të realizuar qëllimin e përbashkët në integrimin Euro-Atlantik- thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të nënshkruara nga delegacionet parlamentarëve të të 5 vendeve.
Punimet e konferences për Kartën e Adriatikut, i përshëndeti Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, Sekretari i Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s David Hobs, dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Whithers. Konferenca parlamentare e rrajonit, u zhvillua pas mbylljes me sukses të procesit të ratifikimeve të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të NATO-s, dhe në prag të mbajtjes së Samitit të Aleancës së Atlatnikut në Strasburg. ( në vijim deklarata e përbashkët)
Deklarata e Parlamentarëve të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegoninës, Kroacisë, Maqedonisë and Malit të Zi në mbështetje të Kartës së Adriatikut 1. Procesi i zgjerimit te vazhdueshëm te NATO-s në Ballkanin Perëndimor ka qene një sukses historik për sa i përket shpërndarjes se tensioneve, përparimit te stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit e mbrojtjes se lirisë dhe vlerave te përbashkëta. Ftesat e marra në Samitin e Bukureshtit shënojnë fillimin e një kapitulli të ri: atë të rrugës drejt një të ardhmeje në të cilën një rajon i qëndrueshëm është plotësisht i integruar në institucionet Euro-Atlantike, që na afron me qëllimin tonë për një Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Në këtë kontekst, delegacionet i japin mbështetjen e plotë anëtarësimit te pritur të Shqipërisë dhe Kroacisë që do të zyrtarizohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s të 2009. 2. Delegacionet njohin punën e madhe dhe angazhimin e treguar nga një partner i ngushtë dhe mik, Republika e Maqedonisë, për vlerat e Traktatit të ëashingtonit dhe veprimeve të NATO-s dhe inkurajojnë negociatorët të zgjidhin shpejt ceshtjen e emrit në mënyrë që Republika e Maqedonisë të jetë anëtare e Aleancës sa më shpejt të jetë e mundur. 3. Delegacionet vunë në dukje faktin që shtetet e Bashkuara dhe NATO ndihmuan Ballkanin Perëndimor të kalojë nga lufta në paqe, nga disintegrimi në një zhvillim të vazhdueshëm, dhe drejt një të ardhmeje Euro-Atlantike. Karta e Adriatikut, e firmosur në Tiranë më 2 Maj 2003, ka dëshmuar kontributin e saj të fuqishëm për një Europë Juglindore ne paqe dhe plotësisht të integruar në komunitetin Euro-Atlantik, të perkushtuar per demokracinë, shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. 4. Delegacionet mirëpritën me kënaqesi vendimet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi për të mbështetur parimet e Kartës së Adriatikut. Ata do të udhehiqen nga parimet e Kartës duke fokusuar përpjekjet e tyre për të ndihmuar Bosnjë-Herzegovinën dhe Malin e Zi të integrohen në institucionet transatlantike dhe të asistojnë shtetet e tjera të rajonit të ndjekin këto objektiva. 5. Delegacionet do të forcojnë përpjekjet në Parlamentet e tyre për të mbështetur dhe përshpejtuar reformat demokratike të cilat do të përmirësojnë institucionet demokratike të bazuara në shtetin ligjor, te mbrojnë dhe respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut për të gjithë individët, të transformojnë më tej qeverisjen, shoqërinë civile dhe institucionet civile, dhe te përmirësojë sigurinë, zhvillimin dhe stabilitetin në vendet e tyre dhe ne rajon. 6. Delegacionet afirmuan vendosmërinë për të angazhuar vendet e tyre për zhvillimin e mëtejshëm dypalësh, shumëpalësh dhe rajonal, politik, ekonomik, sigurisë, mbrojtës, kulturës dhe bashkëpunimit ambjentalist. 7. Delegacionet theksuan përpjekjet e Parlamentit për të siguruar burime mjaftueshme për pajisje mbrojtëse, për të zbatuar reforma ushtarake që do të tu japin mundësinë vendeve të arrijnë standardet e Aleancës dhe të operojnë me forcat e NATO-s. 8. Delegacionet mirëpresin progresin e bërë në aktivitetet implementuese të NATO-s Training Cooperation Initiative, dhe vunë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit midis institucioneve rajonale të mbrojtjes dhe të edukimit. 9. Delegacionet do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre me Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe do të kontribuojnë për transparencën e procesit të integrimit në NATO dhe politikave te saj në mënyrë që të përmirësojnë ndërgjegjësimin publik dhe mbështetjen publike. 10. Delegacionet do të vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin për sigurinë e energjisë, për politikat financiare të brendshme, politikat monetare dhe tregtare, në marrëveshje me institucionet ndërkombëtare financiare, përfshirë edhe dekretimin e legjislacionit përkatës, lehtësimin e investimeve ndërkombëtare zbatimin e proceseve transparente te privatizimit dhe prokurimit, si dhe proceseve te tjera qeveritare. Partneret mirëpresin investimet amerikane në ekonomitë e tyre. 11. Delegacionet besojnë se korrupsioni, krimi i organizuar dhe terrorizmi përbëjnë një rrezik për të gjitha kombet e rajonit. Delegacionet do të bëjnë përpjekje të shumta që të miratojnë legjislacion e nevojshëm për të goditur këto rreziqe për stabilitetin politik të rajonit dhe të ardhmes së këtyre vendeve. Gjithashtu, ato do te angazhohen të marrin masat e duhura për të luftuar trafikimin e armëve, narkotikëve, dhe qenieve njerëzore, si dhe të luftojnë tregtinë e paligjshme dhe forma të tjera te krimit trasnacional. Këto masa përfshijnë forcimin e sigurisë kufitare, forcimin e bashkëveprimit rajonal në nivel kombëtar, zbatimin me efikasitet të legjislacionit, si dhe forcimin e një sistemi gjyqësor efektiv dhe të pavarur te përkushtuar për mbrojtjen e shtetit të së drejtës. 12. Delegacionet deklarojnë se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e drejtuara nga NATO dhe BE për të sjellë stabilitet dhe siguri në rajon, përfshirë edhe operacionet e NATO-s dhe BE-së në Kosovë. 13. Delegacionet do të nxisin dhe mbështesin kontributet e vendeve të tyre për siguri transatlantike ne Afganistan, për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe më gjerë, përmes operacioneve te drejtuara nga NATO dhe BE. 14. Delegacionet janë të gatshme të mbështesin zhvillimin e marrëdhënieve te fqinjësisë me Serbinë, dhe me synim që të bëhet progres në drejtim të integrimit Euro-Atlantik të rajonit. 15. Delegacionet theksojnë rëndësinë e procesit te supervizimit për sigurinë e institucioneve dhe të theksojë rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencave. 16. Delegacionet synojnë të konsultohen me njëri tjetrin dhe të takohen çdo vit, se bashku me vende të tjera, në kontekstin dhe frymën e Kartës së Adriatikut. Delegacionet parlamentare të
Shqipërisë &nb