Kryetarja e Kuvendit në Konferencën e Kartës së Adriatikut: "Ky është një fillim i ri"
Në samitin e NATO-s në prill, jam krejt të sigurtë se do të tregojmë se së bashku me Amerikanë e Europianë, me vendet e Balltikut të Veriut, me Turqinë e Kanadanë, jemi gati të takohemi me sfidat dhe premtimet e shekullit të 21-të. Ky është një fillim i ri në historinë tonë me përpjekje mijëvjeçare për liri, paqe, stabilitet, mirëqënie e siguri, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në konferencën e Kartës së Adriatikut: Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat në Ballkan Perëndimor, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Unë ndihem shumë e nderuar, tha Kryetarja e Kuvendit, që në emër të Kuvendit të Shqipërisë tu uroj mirëseardhjen komisioneve parlamentare të sigurisë të vendeve të rajonit, të vendeve anëtare të A3+2. Më pak se një vit më parë Shqipëria dhe Kroacia u ftuan në NATO dhe Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi iu shtuan Kartës së Adriatik 3 duke e shndërruar këtë të fundit në A3+2. Më pak se dy muaj kanë mbetur dhe në Strasburg dhe Kehln ne do të jemi anëtarë të NATO-s. Koha erdhi. Ratifikimi i Protokollit të NATO-s u krye. Shqipëria, tani do të jetë partnere dhe aktore në sfidat e sigurisë së kohës sonë. Ky akt është antarësimi në komunitetin e vetëm të vlerave e të interesave të përbashkëta.
Kam besuar gjithmonë se meritat shpërblehen. Vetëm forca e lirisë tek njeriu ka bërë të mundur që ne të transformohemi e të vendosemi në anën e drejtë të historisë. Pa dyshim që kanë qenë vite sfidash të vështira e të rëndësishme të vendit tonë e të vendeve tona. Po të kthejmë kokën pas, kur sekretari i shtetit Kolin Pauell dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë (me 2 maj 2003) nënshkruan A3-shin si një kurs drejt anëtarësimit në NATO, kanë kaluar pak vite, por kanë ndodhur shumë ngjarje.
Rajoni është rritur e paqëtuar me shtetin më të ri të lindur Kosovën. Bosnja-Hercegovina e Mali i Zi gjithashtu kanë bërë përpjekje të mëdha për progres. Maqedonia ka vazhduar drejt reformave.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë patur ditët e tyre më të mira. Kur në Bukuresht ne morëm ftesën, ne na u kthye dinjiteti, na u dha besimi. Që nga ajo ditë u rrit më fort shpresa mbi frikën, ndjenja e sigurisë mbi ndrojtjen.
Anëtaresimi në NATO ka qenë qëllim strategjik i vendit tonë, prioriteti i të gjithë shqiptarëve që i është bërë e njohur aleatëve që në vitin 92, kur Presidenti i asaj kohe Berisha i kërkoi në Bruksel Vernerit anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sot ne jemi votuar, pranuar nga të gjitha parlamentet e senatet e vendeve të kësaj aleance si anëtarë të këtij komuniteti unik të vlerave të përbashkëta. Kjo për ne do të thotë të jemi anëtarë me të njëjtat të drejta, privilegje, por dhe detyrime për të ndërtuar bashkë me aleatët një koncept të ri strategjik të kësaj aleance, në përballjen me sfidat e këtij shekulli. Ky është një fillim i ri në historinë tonë me përpjekje mijëvjecare për liri, paqe, stabilitet, mirëqënie e siguri.
Ky është një fillim i ri që nga koha kur Mjeda thoshte Lirinë e keni ju, ne hekurat kemi.

Shqipëria në NATO është një vlerë e shtuar. Në samitin e NATO-s në prill, jam krejt e sigurtë se ne do të tregojmë se së bashku me Amerikanë e Europianë, me vendet e Balltikut të Veriut, me Turqinë e Kanadanë, jemi gati të takohemi me sfidat dhe premtimet e shekullit të 21-të.
Kam besuar gjithmonë se meritat shpërblehen. Vetëm forca e lirisë tek njeriu ka bërë të mundur që ne të transformohemi e të vendosemi në anën e drejtë të historisë. Pa dyshim që kanë qenë vite sfidash të vështira e të rëndësishme të vendit tonë e të vendeve tona. Po të kthejmë kokën pas, kur sekretari i shtetit Kolin Pauell dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë (me 2 maj 2003) nënshkruan A3-shin si një kurs drejt anëtarësimit në NATO, kanë kaluar pak vite, por kanë ndodhur shumë ngjarje.
Rajoni është rritur e paqëtuar me shtetin më të ri të lindur Kosovën. Bosnja-Hercegovina e Mali i Zi gjithashtu kanë bërë përpjekje të mëdha për progres. Maqedonia ka vazhduar drejt reformave.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë patur ditët e tyre më të mira. Kur në Bukuresht ne morëm ftesën, ne na u kthye dinjiteti, na u dha besimi. Që nga ajo ditë u rrit më fort shpresa mbi frikën, ndjenja e sigurisë mbi ndrojtjen.
Imazhi ynë ka ndryshuar por mbi të gjitha këtë besim ne e vleresuam si një sfidë për të thelluar më shumë reformat për të rritur ekonominë, për të modernizuar shtetin tonë. Ne sot flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne jemi krenarë që kemi kontribuar në Irak, në Bosnje Hercegovinë dhe që kontribojmë e do rrisim kontributin në Afganistan.
Si Kryetare e Kuvendit dëshiroj edhe një herë të shpreh mirënjohjen për SHBA-në, Presidentin, Kongresin e Senatin Amerikan, që ratifikuan protokollin e NATO-s ndër të parët e pastaj me rradhë Kanadanë, Turqinë, Britaninë, Francën, Gjermaninë e të gjitha vendet e tjera të Europës që në më pak se 5 muaj mbyllën votimin pro Shqiperisë e Kroacisë në çdo parlament e senat të tyre . Si vende të Kartës së Adriatikut, si vende të ftuara nga Bukureshti dhe sot, si vende që kemi mbyllur procesin e ratifikimit padyshim mund të themi që i gjithë ky proces ka qenë një katalizator i progresit demokratik, katalizator I zhvillimit ekonomik , i rritjes së kooperimit që kanë bërë transformimin tonë me influent, më të prekshëm e më konfident.