E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në takim Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Italisë, Vincenzo Carbone.

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit të Italisë, Vincenzo Carbone.   Duke i uruar mirëseardhjen zotit Carbone, Kryetarja e Kuvendit tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë karakterizuar gjithmonë nga një frymë e fortë miqësie.   Bashkëpunimi politik dhe ekonomik tha ajo, është një bazë e shkëlqyer për intensifikimin e marrëdhënieve edhe në fusha të veçanta siç është gjyqsori.   "Zhvillimet në Shqipëri janë shumë pozitive, tha zoti Carbone. Ne kemi ofruar të gjithë bashkëpunimin tonë për një partneritet mes gjykatave italiane dhe atyre shqiptare edhe përmes shkëmbimit të përvojës mes gjyqtarëve nga të dy vendet.   Ne mirëpresim Shqipërinë të bëhet së shpejti anëtare e Organizatës së Gjykatave të kasacionit të Europës", tha zoti Carbone.   Forcimi i sistemit gjyqsor ka qenë një sfidë e jona, tha Kryetarja e Kuvendit. Në këto katër vite kemi bërë reforma të mëdha ligjore. Kemi përmirësuar ndjeshëm legjislacionin duke e përafruar me atë europian. Shqipëria është tashmë pjesë e familjeve të mëdha europiane dhe euro-atlantike. Jemi anëtarë të NATO-s dhe shumë afër BE-së. Shqipëria ka ndryshuar. Reformat fiskale, dyfishimi i rrogave, ulja e taksave, rritja e investimeve kanë bërë që Shqipëria të ecë me ritme të mëdha zhvillimi."   Biseda u ndal edhe në bashkëpunimin konkret mes gjykatave të Italisë dhe Shqipërisë, përmes sistemeve të informatizuara si edhe përmes takimeve të ndërsjellta të gjyqtarëve italianë dhe atyre shqiptarë.   Gjatë këtij takimi, Kryetarja e Kuvendit uroi zotin Carbone edhe për festën kombëtare të Republikës së Italisë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›