E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian vlerëson qeverinë për menaxhimin e situatës së përmbytjeve në Shqipëri.Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkon vijimin e mbështetjes për situatën.

Parlamenti Evropian vlerëson qeverinë  për atë që po bën  me situatën e përmbytjeve në Shqipëri.
Kështu deklaroi Presidenti i Parlamentit Europian. në takimin me Kryetaren e Kuvendit në Bruksel, ku pjese e bisedës ishte edhe situata e përmbytjeve ardhur si pasojë e kushteve natytore dhe fryrjes se liqenit e lumenjve ne Shkodër.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi për ndimën e dhënë dhe kërkoi vijimin e mbështetjes nga Parlamenti Europian në këtë situatë.

Presidenti i Parlamentit Europian Buzek tha se  - Shprehim gjithë mbështetjen tonë  në të gjitha termat për situatën.
Kreu I Parlamentit Europian vlerësoi zgjedhjet e fundit në  Shqipëri. Ai tha  se  bojkoti i opozitës, është  i keq, shumë i keq.
Lidhur me liberalizimin e vizave zoti Buzek shprehu angazhimin e Parlamentit europian, si istitucion që ka një peshë kryesore në këtë cështje.
Ai tha se Parlamenti europian mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave pas gjashtë muajsh.
Presidenti Buzek tha se Shqipëria ka bërë shumë progres drejt BE_së duke theksuar  se shqiptarët janë europianë.
Ai vlerësoi shumë rolin e Shqipërisë në rajon dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë një histori suksesi në Ballkan dhe Europë.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Buzek për mbështetjen e Parlamentit Europian dhe e ftoi  për nj vizitë në Shqipëri dhe  për tju adresuar Parlamentit Shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›