E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit mes fëmijëve të spektaklit Gjeniu i Vogël

Të shoqëruar nga organizatorët e spektaklit, Pandi e Bledi Laço dhe kompozitori Ardian Hila, fëmijët biseduan me Kryetaren e Kuvendit duke ndarë me të emocionet dhe histori të ndryshme nga puna e përditshme gjatë përgatitjes së spektaklit.
Jeni të mrekullueshëm dhe keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Mezi prisja orën kur fillonte spektali, tha zonja Jozefina Topalli gjatë bisedës me fëmijët e talentuar.
Kryetarja Topalli përgëzoi organizatorët për aftësinë e tyre në zbulimin e këtyre talentëve të rinj. Kemi udhëtuar shumë nëpër Shqipëri për ti gjetur dhe na është dashur një punë e madhe për të realizuar këtë spektakël, u shprehën organizatorët gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit.
Duke i përgëzuar edhe njëherë për talentin e tyre dhe duke u uruar suksese të tjera në të ardhmen, zonja Topalli i ftoi fëmijët Bruna, Riad, Laura, Tedi, Arilena, Klejti, Artiola, Fjolla dhe Jozefina Simoni për të vizituar Parlamentin.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›