Sqarim i Drejtorisë Juridike të Institucionit të Presidentit të Republikës.

23 prill 2010
Nisur nga disa keqinformime apo keqinterpretime, pas dekretit të djeshëm të Presidentit të Republikës “Për falje dënimi”, Drejtoria Juridike e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaron procedurën ligjore që Kreu i shtetit ndjek për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese të dekretimit të faljes: Në mbështetje të nenit 92, pika “b” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 70 të Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë, nenit 1 të ligjit nr.6299, datë 27.03.1981 “Për faljen”, të ndryshuar me ligjin Nr.7682, datë 09.03.1993“Për disa ndryshime në ligje”, me propozime të shumta të organeve të pushtetit vendor dhe të institucioneve të tjera si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Avokati i Popullit, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut, shoqata të tjera të angazhuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe me mbështetjen e disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me dekretin nr.6516, të datës 22.04.2010 është aplikuar falje e plotë dhe / ose e pjeshme nga vuajtja e dënimit të mbetur për 367 të dënuar.
Pas një vlerësimi të kujdesshëm mbi plotësimin e kritereve ligjore dhe disa kritereve të veçanta si: qenia i mitur në kohën e kryerjes së veprës penale, gjendja e rënduar shëndetësore dhe mosha e thyer, e cila nuk justifikonte vazhdimin e mëtejshëm të vuajtjes së dënimit, si dhe fakti se disa të dënuar, sidomos gra ishin nëna të fëmijëve të mitur, një pjesë e të cilëve kishin mbetur pa kujdesin prindëror të asnjërit prind, gjithashtu edhe masën e dënimit të mbetur për të vuajtur si dhe duke marrë parasysh se sipas referimit të bërë nga ana e institucioneve përgjegjëse mbi edukimin dhe rehabilitimin social të të dënuarve e pasi u bë e qartë se këta persona me sjelljen, punën dhe veprimet e tyre kishin provuar se me vuajtjen e dënimit e kishin përmbushur qëllimin për edukimin dhe rehabilitimin shoqëror, ndaj tyre u aplikua falje tërësisht / ose pjesërisht e dënimit të mbetur për të vuajtur.
Përsa u përket dy të dënuarve Vehbi Alimuça dhe Fitim Kërxhaliu, vlerësojmë se opinioni publik duhet sqaruar se ndaj tyre, sipas propozimit të bërë nga organet e pushtetit vendor dhe referimit nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, është aplikuar falje e pjesshme e dënimit dhe se ata do të vazhdojnë të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në burg sipas vendimeve përkatëse gjyqësore.