Kryetarja e Kuvendit në Mamurras dhe Milot:" Nuk ka qytetar sot, të mos thotë se Shqipëria ka ndryshuar. Shqipëria, e tëra është kthyer në një kantier ndërtimi".
120 orë para anëtarësimit në NATO, Kryetarja e Kuvendit ndan gëzimin dhe emocionet me banorët e Milotit dhe Mamurrasit.
Sot në një takimi entuziast me banorët e këtyre zonave, Kryetarja e Kuvendit u shprehu atyre mirënjohje dhe falënderim për besimin, që ata I japin qeverisë dhe maxhorancës së djathtë për të bërë ndryshim.
Kryetarja e Kuvendit u shpreh se "jo rastësisht Mamurrasi dhe Miloti u zgjodhën që në fillim të takimeve të saj për NATO-n , pasi siç u shpreh këto dy zona kanë qenë mbështetëset e palëkundura në premtimin tonë për ndryshim, me të cilët unë dua të ndaj gëzimin e festës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO". Kanë mbetur më pak se 5 ditë- tha Kryetarja e Kuvendit, më pak se 120 orë, nga momenti, kur Shqipëria do të jetë në Strasburg Kehln, si anëtare me të drejta të plota të Aleancës më të madhe për të gjithë kohërat e lirisë. Nuk ka ngjarje më të rëndësishme për të gjitha kombet që bëhen anëtare të kësaj aleance.
Por ngjarja merr një rëndësi, një peshë akoma më të madhe për ne shqiptarët, për kombin shqiptar që nuk e kemi parë veten kurrë të lirë gjatë historisë sonë shumë shekullore. Nuk ka ngjarje më të madhe, sesa ti thuhet çdo burri, çdo gruaje, çdo nëne, çdo pensionisti, që me hyrjen e Shqipërisë në NATO, ne të gjithë do të jemi më të sigurt, do të jetojmë më mire, do të ketë një të ardhme më të ndritur. u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Kemi kaluar përmes një rrugë të vështirë, por nuk ka gjë më të bukur të shohësh se kemi ecur në rrugën e ngjitjes. Dhe në këtë rrugë si çdo qytet tjetër në Shqipëri edhe qytetarët e Mamurrasit dhe Milotit, na keni mbështetur vazhdimisht dhe na keni dhënë besimin në premtimin tonë për ndryshim dhe integrim.
Tani në mbyllje të mandatit të pare, ne jemi plotësisht të vendosur për të vazhduar mandatin e dytë, me mandatin e vazhdimit të ndryshimit. Katër vite më parë ne erdhëm në qytetin tuaj, dhe shkuam nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat dhe ju premtuam gjëra të thjeshta, por shumë të mëdha për jetën tuaj. Ju na besuat prandaj na dhatë e vazhdoni të na jepni mbështetje. Ne mbajtëm premtimin, ne ndryshuam Shqipërinë. Nuk ka qytetar sot të mos thotë që Shqipëria ka ndryshuar
Kur ne erdhëm në pushtet ishte e patolerueshme që në Shqipëri vazhdohej me një sistem të plotë korrupsioni. Ne e shembëm këtë sistem. Ne premtuam luftën kundër korrupsionit dhe ia dolëm mbanë!
Katër vite më parë ne premtuam se ne do të shkatërronim grupet kriminale dhe mafioze. Ne i shkatërruam ato, ne mbajtëm premtimin Ne premtuam se do të shfrytëzojmë potencialet e jashtëzakonshme dhe askush nuk i ka shfrytëzuar siç po i shfrytëzojmë ne. Nga viti 1997 deri në vitin 2005, këto potenciale as nuk dihej se ekzistonin. Sot ne i shfrytëzojmë ato për të ndryshuar jetën tuaj, për të ndryshuar jetën e çdo shqiptari; ne mbajtëm premtimin, ne po ndryshojmë Shqipërinë. Ulëm taksat dhe rritëm të ardhurat; dyfishuam rrogat e arsimtarëve, rritëm rrogat e infermierëve, pensionistëve që sakrifikuan dhe na dhanë mbështetje.
Ne kemi dyfishuar buxhetin dhe kemi rritur në mënyrë të paimagjinueshme investimet e huaja.
Këto realizime janë të vërteta, janë të matshme, janë të prekshme.
Ne kemi arritur të realizojmë dy gjëra të jashtëzakonshme
Së pari, kemi transformuar infrastrukturën, pakrahasimisht me katër vite më parë.
Të gjithë ne kemi vuajtur tek kalonin rrugët me gropa dhe që përmbyteshin nga shiu. Ndërsa sot, ne të gjithë, veçanërisht ju të rinjtë e ndjeni, e konstatoni, e prekni ndryshimin. Shqipëria e tëra është kthyer në një kantier ndërtimi.
Së dyti, kur pothuaj gjithë vendet e botës, janë përfshirë nga kriza globale, Shqipëria vazhdon të mbetet i vetmi vend me rritje ekonomike pozitive. Kjo sepse doktrina që ne realizuam gjatë kësaj periudhe është ajo doktrinë që po adoptojnë sot vendet e tjera të botës, për të përballuar krizën.
Doktrina jonë është e bazuar në uljen e taksave dhe rritjen e të ardhurave dhe zbatohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri nga shteti.
Nuk ka shtet tjetër të ketë rritur pagat si Shqipëria,
Asnjë shtet nuk ka mundur të kalojë në Parlament 30 % të buxhetit për ndryshimin e infrastrukturës. Ne ia dolëm mbanë. Ne po ia ndryshojmë faqen dhe imazhin Shqipërisë. Natyrisht, ky ndryshim ka kërkuar një lidership të fortë dhe kurajo të madhe.Një punë të përditshme këmbëngulëse , një vendosmëri të palëkundur, energji të pandalshme, prandaj ju na keni dhënë besimin. Në takimet në Mamurras dhe Milot, Kryetarja e Kuvendit konfirmoi qëndrimin e palëkundur për të vijuar reformat, vendosmërinë për të çuar Shqipërinë në destinacionin final, në BE. Duke iu adresuar në mënyrë të veçantë të rinjve, Kryetarja e Kuvendit u shpreh: Gjatë kësaj periudhe kam shkuar në fshatra dhe komuna të ndryshme, në veri apo në jug dhe ashtu si sot, tek ju, në këto komuna, degjoi listën e pafund të investimeve që gjatë këtyre 3 viteve maxhoranca ka realizuar. Miliona euro të kthyera në rrugë të asfaltuara, dëgjoj dhe sot këto janë të prekshme, kanalazime të realizuara, kanale vaditëse, projekte të mëdha, investime, subvencionime. Dëgjoj këtu për një mundësi që i jepet bujqësisë për investime të vreshtave dhe të ullinjve. Kjo është ekonomia, kjo është rritja ekonomike dhe nuk ekziston një vend tjetër që të ketë realizuar në 3 vjet dyfishimin e buxhetit të shtetit ,siç e ka e a realizuar shqipëria nga viti 2005 deri më sot. Më gjeni një vend tjetër që në këtë botë gjatë një kohe të kësaj krize globale të ketë bërë të mundur që të ketë përsëri rritje ekonomike pozitive. Nëse ekziston një vend ky e ka emrin vetëm shqipëri. Jam krenare dhe ndihem mirë që kemi rritur cdo vit me 23 për qind të ardhurat në buxhetin e shtetit, se kemi investuar në 30 për qind të buxhetit të shtetit në rrugë, në ura, në shkolla, laboratorë kompjuterike, kanale ujësjellësa , duke I shndërruar fytyrën jo vetëm çdo qyteti, por çdo komune dhe çdo fshati duke e bërë jetën më të mundshme, më normale duke i dhënë mundësi të jashtëzakonshme çdo njeriu që do të punojë të fitojë dhe të jetojë me djersë. Kjo është detyra e çdo politikani. Këto ishin objektivat tona të mëdha të rrisnim ekonominë dhe këtë e realizuam. Unë për këtë ndihem mirë.
Synimi ynë ishte Shqipëria në NATO. Vetëm 18 vjet më përpara Shqipëria ishte jo larg stepave të Rusisë. Në ishim në atë kohë, në atë ideologji që përpiqej tu injektohej shqiptarëve në stepat e Rusisë, në Traktatin e Varshavës. Është hera e parë në histori që me hyrjen e Shqipërisë në NATO vendi ynë vendoset në anën e mbare të historisë, të vokacionit të prindërve, të gjyshërve, stërgjyrshërve tanë.