Intervista e Kryetares së Kuvendit,Jozefina Topalli në emisionin "Ora News".
Gazetari Mirëmbrëma të gjithëve!
Sot në studio kemi të ftuar Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli. Po e filloj këtë intervistë me disa pyetje lidhur me turin që ju keni ndërmarrë: pse ky tur është emërtuar Shqipëria në NATO? Përse duhej ky tur, kur është konfirmuar se pas pak ditësh Shqipëria do të pranohet në NATO?
Jozefina Topalli Pavarësisht nga mënyra se si e quajnë, unë personalisht e konsideroj si një obligim falënderimi ndaj çdo qytetari, çdo burri, çdo gruaje për kontributin e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe, si dhe për faktin që kemi bërë të mundur që Shqipëria brenda 120 orëve apo më pak se pesë ditëve të pranohet me të drejta të plota si anëtare e kësaj aleance të lirisë. Për çdo vend, por në mënyrë të veçantë për vendin tonë, nuk ka ngjarje më të rëndësishme, më të veçantë, me peshë më të fortë sesa hyrja dhe pranimi në këtë aleancë të lirisë. Kjo ka qenë e rëndësishme edhe për vende të tjera, si Çekia apo Hungaria, të cilat sapo kanë festuar 10-vjetorin, por në mënyrë të veçantë për një komb të vogël si Shqipëria, që është vetëm 3 milionë e ca banorë dhe që nuk ka pasur standardet e vendeve të tjera të Europës Lindore, kjo merr një peshë edhe më të jashtëzakonshme. Por, në të njëjtën kohë, kjo përkthehet edhe si një realizim i jashtëzakonshëm, gati i paimagjinueshëm, që në thelb të tij ka tri momente:
1. Reforma
2. Kredibilitet
3. Progres
Të tria këto pika rrethohen edhe nga mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe nga mbështetja e jashtëzakonshme e 95% të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Gazetari Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është vërtet një ngjarje
shumë e rëndësishme për ne, po të kemi parasysh se çfarë përfaqëson Aleanca e Atlantikut, por a nuk është pak e ekzagjeruar deklarata e zotit Berisha kur thotë se pas pavarësisë së Shqipërisë anëtarësimi në NATO është ngjarja më e rëndësishme që u ka ndodhur shqiptarëve?
Jozefina Topalli Është shumë interesante: duke ardhur këtu pikërisht këtë gjë po mendoja, nëse vërtet është ngjarja më e rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë apo është ngjarja më e rëndësishme që nga koha e Skënderbeut. Është hera e parë në historinë tonë që ne vendosemi në anën e mbarë të saj. Nuk di asnjë rast tjetër që ne të kemi pasur shansin, privilegjin apo të drejtën për të qenë përkrahë faktorëve më të mëdhenj globalë, politikë dhe ekonomikë në të tilla aleanca. Në shumicën e rasteve, ne gjithmonë kemi qenë në anën e gabuar të historisë dhe kjo jo për fajin tonë, por për fatin tonë të keq, ndaj edhe në këtë aspekt absolutisht jam dakord me faktin që është një ndër ngjarjet më të mëdha pas shpalljes së pavarësisë. Për këtë besoj se edhe brezi i ri, si këta gazetarët këtu, por edhe brezi ynë, që ka jetuar mungesën e lirisë së madhe dhe orën e ndalur në historinë tonë, jemi me fat që po përjetojmë një moment kaq të rëndësishëm.
Gazetari Më shumë sesa ajo që po shprehni, mos vallë po e përdorni për fushatë elektorale këtë fakt?
Jozefina Topalli Ky është një realitet, është një ngjarje politike dhe unë nuk e mohoj këtë gjë. Nuk besoj se njerëzit, në të gjithë ecurinë e procesit të anëtarësimit, nuk bëjnë asnjë vlerësim dhe analizë. Ju si gazetar e kujtoni që në vitin 1992 u bë kërkesa e parë dhe Shqipëria ka qenë vendi i parë që kërkoi anëtarësimin në NATO. Rruga drejt saj ka qenë e gjatë; një rrugë me vështirësi, me sfida të mëdha, shumë më të mëdha se të vendeve të tjera, si: Çekia, Hungaria, Polonia, të cilat kishin standarde të tjera dhe një mbështetje të jashtëzakonshme. Viti 2003 ishte një hap tjetër i futjes së Shqipërisë në Kartën e Adriatikut. Vjet në muajin prill në Bukuresht, kur ne morëm ftesën e NATO-s, deri në orët e fundit kur po bëhej darka e kryetarëve të shteteve dhe kryetarëve të qeverive, ende nuk ishin të sigurt dhe realisht nuk e dinim nëse vërtet Shqipëria do të anëtarësohej në këtë aleancë kaq të madhe.
Unë besoj se një ndër arsyet që Shqipëria ka arritur një gjë të tillë, është për faktin se, si individi që ka një ëndërr të vetën, dhe duhet të gjejë këtë ëndërr, për ta bërë rrugën më të thjeshtë; edhe shqiptarët këtë ëndërr e kanë pasur jo vetëm në 20 vjetët e fundit, por unë besoj është një ëndërr shekullore, që ka ndihmuar për tua lehtësuar vështirësitë në këtë rrugë. Kështu që në këtë aspekt është një gjë e jashtëzakonshme që sot në vitin 2009, në një kohë relativisht shumë të shkurtër, duke ditur historinë tonë pothuajse 1000 vjeçare, të ndalur në kohë, kemi transformuar në mënyrë kaq marramendëse vendin tonë. Anëtarësimi në NATO, do të thotë që përveç ti bësh të besosh të tjerët se ti i ke realizuar standardet, se bën pjesë në vlerat e përbashkëta, në të cilat ata besojnë dhe punojnë, ke arritur të marrësh votën e çdo senatori, të çdo deputeti, të çdo ministri, të çdo kryeministri jo të një vendi, as të dy vendeve, por të 26 vendeve të kësaj Aleance, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Turqinë dhe të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Kështu që në kontekst, unë e ndiej veten shumë krenare, që ne kemi bërë të mundur këtë ngjarje historike. Tani Shqipëria ndihet i sigurt. Ashtu siç ka thënë edhe Presidenti Xhorxh Bush në një tv: Të shohësh perspektivën e vendit tënd në shekullin ri plot shpresë dhe besim.
Gazetari - Për të gjithë ato që na ndjekin në këto momente drejtpërsëdrejti në ekranin e televizionit Ora News, përtej kronikës, përtej demagogjisë, përtej të të bërit politikë, që duam apo sduam ne janë nga pak të gjithë brenda, konkretisht çfarë humbet dhe çfarë përfiton Shqipëria nga anëtarësimi në NATO?
Jozefina Topalli Anëtarësimi në NATO është një realitet nuk është demagogji. Anëtarësimi në NATO është një ëndërr, pas së cilës kanë rendur gjyshi yt, babai yt, mamaja ime dhe ne të gjithë bashkë.
Gazetari Gjyshi im rendi pas Traktatit të Varshavës.
Jozefina Topalli Jo, nuk rendën ata, rendi diktatori. Të tjerët ishin të detyruar, nuk kishim rrugëzgjidhje. Në liri mund të zgjedhësh, ata nuk e kishin shansin e lirisë dhe të mundësisë së zgjedhjes. Kjo është vlera më e madhe e anëtarësimit tonë, se nga 40 vjet në Traktatin e Varshavës, ku e kishin detyruar Shqipërinë të vendosej, nga stepat e Rusisë, ajo pas pesë ditësh do ta shohë veten në të njëjtën tavolinë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentët e vendeve më të fuqishme të globit. Kjo është mrekullia e këtij anëtarësimi. Ky është fakt dhe kjo është e vërteta.
Gazetari Pra, ne nuk humbasim asgjë, por vetëm fitojmë.
Jozefina Topalli Jo vetëm fitojmë. Fitojmë nga pikëpamja ushtarake bazuar në Artikullin e Pestë të Traktatit të Uashingtonit, që kujtdo që mund ti shkojë në mendje të sulmojë Shqipërinë, në bazë të këtij neni dhe këtij traktati, të gjithë anëtarët e kësaj aleance janë të detyruar të japin asistencë militare dhe ta konsiderojnë mbrojtjen e vendit tonë njësoj si të ishte vendi i tyre. Kjo është diçka e jashtëzakonshme; por kjo ka bërë që, ne duke kërkuar këtë anëtarësim, të bëjmë reforma. Gjithashtu ka bërë që ne të shohim një realitet të ndryshuar dhe një imazh të ndryshuar të Shqipërisë në përgjithësi, por edhe të shqiptarëve, kudo ku ata janë në botë. Kjo bën të mundur që të rrisim interesin e investitorëve të thuaj dhe tia bëjmë më atraktiv vendin tonë atyre. Të sjellësh investitorë të huaj në Shqipëri do të thotë edhe më shumë para, edhe më shumë vende pune, edhe më shumë stabilitet, edhe më shumë paqe, edhe një perspektivë më të sigurt për të rinjtë, për fëmijët tanë dhe për të gjithë ne.
Gazetari Por një qytetar i thjeshtë, përtej asaj se çfarë fiton i gjithë vendi, konkretisht, si mund ta perceptojë se çfarë përfiton ai vetë si qytetar me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Jozefina Topalli Në fakt, më të kthjellët në këto ditë janë qytetarët e thjeshtë. Unë gjatë kësaj periudhë kam shkuar në shumë fshatra dhe komuna. Unë lexoj në sytë e tyre e tyre sigurinë për