Kryetarja e Kuvendit në spitalin ushtarak për anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vizitoi sot në mëngjes në spitalin ushtarak, anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, të plagosur një natë më parë pranë banesës së tij.
Kryetarja e Kuvendit u interesua për gjendjen shëndetësore të Nunit dhe falënderoi mjekët e spitalit ushtarak për përkujdesin e tyre.
Kryetarja e Kuvendit dënoi agresionin ndaj gjyqtarit Nuni por, vijoi ajo, është e rëndësishme që tashmë ai është jashtë çdo rreziku për jetën. Kryetarja e Kuvendit tha se policia ka ndaluar tashmë disa persona dhe kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme të hetojë deri në fund.
Mjekët e spitalit ushtarak siguruan se nga aspekti shëndetësor, zoti Nuni nuk ka asnjë problem serioz dhe për 24 orë do të dalë nga spitali.