E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret Ministrin e Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori sot garanci të plotë për mbështetjen e Sllovakisë  ndaj Shqipërisë në përshpejtimin e proceseve integruese në Bashkimin Europian, gjatë takimit që pati sot me Ministrin e Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak.
 
E kam vizituar Shqipërinë në vitin 2005 dhe progresi që shoh sot është mbresëlënës, tha zoti Lajcak. Në këtë kontekst Sllovakia e konsideron të rëndësishëm intensifikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me Shqipërinë, me një tregues konkret të vizitës sime - përurimi i Ambasadës Sllovake në Tiranë. 
Gjithashtu, ai vlerësoi Shqipërinë, si faktor konstruktiv në rajon.

Ministri sllovak u shpreh mjaft i impresionuar nga ecuria dinamike, në plotësimin e Pyetsorit nga autoritetet shqiptare.
 

Duke u ndalur në bojkotin e opozitës në Parlament, Ministri Sllovak vuri në dukje se bota demokratike ka krijuar institucionin e OSBE/ODHIR si vlerësues të  zgjedhjeve, si gjykim përfundimtar, sipas të cilit zgjedhjet e fundit në Shqipër,i  përmbushën standardet e kërkuara. 
 
Zoti Lajcak ftoi Kryetaren e Kuvendit për të vizituar Sllovakinë, ndërkohë që zonja Topalli i kërkoi zotit Lajcak ti përcjellë nga ana e saj të njëjtën ftesë homologut të saj sllovak.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›