E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS MESOPOTAM, TË QARKUT TË VLORËS

V E N D I M 
PëR 
MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM Të KOMUNëS MESOPOTAM, Të QARKUT Të VLORëS
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit  nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:  
 
1. Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim, të komunës Mesopotam, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Mesopotam, të qarkut të Vlorës, miratuar me vendimin nr.1326, datë 1.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore , në komunën Mesopotam, të qarkut të Vlorës”.
 
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Mesopotam për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI  BERISHA20/01/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›