E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në Kuvendin e Shqipërisë një nga lobuesit më të veçantë të pavarësisë së Kosovës, pilotin Xhejms Berisha.

Kryetarja e Kuvendit priti sot pilotin shqiptar nga Kosova Xhejms Berisha, cili me avionin personal udhëton nëpër botë, për të lobuar për pavarësinë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë, i përcolli pilotit Berisha, urimet dhe vlerësimet më të mira për këtë ide të jashtëzakonshme, për promovimin e shtetit të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit tha se vullneti dhe dashuria e admirueshme e pilotit Berisha për Kosovën dhe shqiptarët është impresionuese dhe një shembull frymëzimi për të gjithë.

Piloti me origjinë nga Rahoveci, Xhejms Berisha, duke i shpjeguar Kryetares së Kuvendit projektin e tij, tha se nisma Unë fluturoj për Kosovën është një rrugëtim i gjatë ajror, deri tashmë në 44 shtete, ku piloti Berisha dhe mbështetësit e tij, takohen dhe me personalitetet më të larta të çdo shteti.

Piloti Berisha i shprehu Kryetares së Kuvendit falenderimet dhe mirënjohjen e thellë në emër të gjithë shqiptarëve të Kosovës , për lobimin dhe mbështetjen e përditshme, siç e cilësoi ai, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, në komunitetin ndërkombëtar.

Gjatë bisedës së ngrohtë piloti Berisha dhe grupi i të rinjve nga Kosova që mbështesin nismën Unë flutoroj për Kosovën, i treguan Kryetares së Kuvendit, emocionet dhe përjetimet e jashtëzakonshme, që ky udhëtim botëror i jep atyre , edhe si një detyrim moral në respekt të sakrificës së popullit të Kosovës për pavarësi e prosperitet.

Piloti Berisha dhe stafi i tij, tashme po lobojnë për shtetin e Kosovës në kontinentet e tjera.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›