E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci. Kryetarja e Kuvendit :"Ky është viti i integrimit të shqiptarëve".

Kryetarja e Kuvendit u takua sot me kryetarin e e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ish Kryetar I Kuvendit të Kosovës.

Në hapje të bisedës zoti Daci shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për angazhimin e jashtëzakonshëm të diplomacisë parlamentare dhe Kryetares së Kuvendit, në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Falenderojmë Shqipërinë, Parlamentin dhe të gjitha institucionet për mbështetjen që na kanë dhënë dhe që ne e dëshirojmë në vijimësi, për procesin shtetëformues të Kosovës, pasi ende ky vend, ka mungesa në kapacitetet institucionale -u shpreh zoti Daci.

Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Daci për vizitën në Kuvendin e Shqipërisë dhe vlerësoi arritjet që, Kosova po shënon në ngritjen e institucioneve demokratike dhe ligjore të saj.

Kryetarja e Kuvendit tha se ky vit si kurrë më parë është në favor të shqiptarëve, pasi Shqipëria, anëtare e NATO-s është në prag të liberalizmit të vizave dhe zhvilimet e përkrahja e institucioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës, janë inkurajuese.

Më tej biseda u përqëndrua në situatën politike në Shqipëri, ku Kryetarja e Kuvendit theksoi se "një opozitë e përgjegjshme, është një garanci për qeverisje të mirë, në shërbim të interesave publike".

Dy kolegët ndanë mendimin se "detyra e minorancës është të bëjë opozitë ndaj pushtetit, e jo opozitë kundër shtetit".

Kryetarja e Kuvendit njohu zotin Daci me punën e madhe të Kuvendit gjatë këtij viti,
Kuvendi - tha ajo ka shqyrtuar , diskutuar e miratuar mbi 170 ligje, marëveshje, ku disa prej tyre kanë qenë të lidhura direkt me liberalizimin e e vizave dhe të tjerat, në mbështetje të ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.

Është e dhimbshme që opozita nuk u bashkua me punën e Kuvendit në këto muaj vendimtarë, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve."- tha Kryetarja e Kuvendit.


Biseda vijoi me trajtimin e sfidave, që instucionet e Kosovës kanë në forcimin e shtetit të së drejtës.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›