Kryetarja e Kuvendit: Plani 6 pikësh i Ban Ki Moon përbën rrezik serioz jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Kryetarja e Kuvendit takohet me deputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Shqipëria mbështet në mënyrë të palëkundur autoritet e Republikës së Kosovës në legjimitetin që ato kanë për marrjen e vendimeve në raport me Republikën e Kosovës. Asnjë plan 6 pikësh smund të prekë integritetin territorial, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ne mbështesim shtrirjen e menjëhershme të misiont EULEX në të gjithë territorin e Kosovës për të përmbushur përgjegjësitë e tij në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Ky ishte qendrimi i shprehur nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në takimin me deputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit rikonfirmoi qëndrimin kategorik të parlamentit të Shqipërisë kundër çdo përpjekjeje për ndarjen e Kosovës. Për ne tha Kryetarja e Kuvendit, plani 6 pikësh i Ban Ki moon përbën një rrezik serioz jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Ne përkrahim të gjitha hapat që autoritetet e Ksovoës ndërmarrin bazuar në Kushtetutë dhe në planin Ahtisari.
Kryetari i Komisionit të jashtëm të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, e vlerësoi si thelbësore mbështetjen që Shqipëria dhe autoritet zyrtare të saj po i japin lidershipit dhe popullit të Kosovës, mbështetje, që siç u shpreh ai, e kemi ndjerë gjatë gjithë zhvillimeve historike dhe të vështira të Kosovës. Ne falënderojmë Shqipërinë, parlamentin shqiptar dhe ju veçanërisht, zonja Kryetare për gjithë përkrahjen që i keni dhënë e po i jepni popullit të Kosvës në konsolidimin e shtetit të ri. Partitë poltike në Kosovë, dhe i gjithë opinioni publik vijoi ai, janë në një zë kundër planit 6 pikësh si një hap prapa për paqen dhe stabilitetin e Kosovës, por edhe gjithë rajonit në përpjekjet për integrimin europian. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se faktori shqiptar si një faktor shumë i rëndësishëm në rajon po dëshmon e do të vijojë të dëshmojë gjithnjë e më shumë mendësinë e tij perëndimore dhe kontributin për paqen dhe stabilitetin afatgjatë.