E Diel, 1 Nëntor 2026

GN: justify"> Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime të rëndësishme si më poshtë:

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime të rëndësishme si më poshtë:

 

V E N D I M

 

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT, VEÇANËRISHT TERRORIZMIT, TRAFIKIMIT TË PALIGJSHËM TË DROGAVE DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, veçanërisht terrorizmit, trafikimit të paligjshëm të drogave dhe krimit të organizuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

 

  P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT, VEÇANËRISHT TERRORIZMIT, TRAFIKIMIT TË PALIGJSHËM TË DROGAVE DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1,  dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, veçanërisht terrorizmit, trafikimit të paligjshëm të drogave dhe krimit të organizuar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PARREGULLT”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për ripranimin e personave me qëndrim të parregullt”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA

 

  P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS, PËR RIPRANIMIN E PERSONAVE ME QËNDRIM TË PARREGULLT

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1,  dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Neni 1

 

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, për ripranimin e personave me qëndrim të parregullt.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

 

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.7928,               datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA   P R O J E K T L I GJ

 

PËR

 

 DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7928, DATË 27.4.1995, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

 

Neni 1

 

Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“Neni 5

 

1.     Personi, që kërkon të regjistrohet, detyrohet të ndjekë rrugën e përcaktuar në ligjet nr.9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar, dhe nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

2.     Administrata tatimore, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka të drejtë të regjistrojë një person të tatueshëm edhe nëse ai nuk ka kërkuar të regjistrohet.”.

Neni 2

 

Pika 2, e nenit 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “2. Personi i tatueshëm, që kërkon të çregjistrohet, sipas përcaktimeve të bëra në paragrafin e parë, u nënshtrohet procedurave të parashikuara në nenin 45, të ligjit  nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.”.

Neni 3

 

Fjalia e fundit, “Kjo shkronjë nuk zbatohet për furnizimin në import të shtypshkrimeve dhe librave të çdolloji;”, e shkronjës “a”, të nenit 26/1, “Furnizimet e përjashtuara në import”, shfuqizohet.

 

Neni 4

 

Në pikën 1, të nenit 40, referenca “...në ligjin nr.7661, datë 19.1.1993, “Për kontabilitetin”...” zëvendësohet me “... në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar...”.

Neni 5

 

Neni 41 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“Neni 41

 

1.     Administrata tatimore ka të drejtë të bëjë një vlerësim tatimor të shumës së tvsh-së kur:

a)     personi nuk bën deklarimin nga ajo periudhë kohe apo në formën, që përcaktohet në këtë ligj;

b)     personi kërkon që shuma e tvsh-së, e paraqitur si e pagueshme në një deklaratë, të ndryshojë, për arsye të një gabimi a mangësie;

c)     çmon se shuma e tvsh-së, e paraqitur si e pagueshme në një deklaratë, të bërë nga një person i tatueshëm, është më e vogël se shuma që duhej të ishte pasqyruar si e pagueshme;

ç) personi ka qenë i çregjistruar, për shkaqet e përcaktuara në  nenin 7, të këtij ligji, me efekte nga data në të cilën ishte regjistruar;

d)  personi duhej të arkëtonte një shumë tvsh-je për një faturë, në përputhje me pikën 6, të nenit 36, të këtij ligji;

dh)  çmon se, për  ndonjë arsye, shuma e tvsh-së edhe pse është e pagueshme nuk është paguar.

2.     Administrata tatimore njofton me shkrim personin e tatueshëm për vlerësimin tatimor, duke i dërguar bashkëlidhur edhe kërkesën për të paguar detyrimin tatimor, tvsh-në e pagueshme, kamatëvonesat, si dhe gjobat, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në nenin 69, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

3.     Personi i tatueshëm detyrohet ta paguajë detyrimin tatimor, të vlerësuar sipas vlerësimit tatimor, të kryer në bazë të këtij neni, brenda 30 ditëve kalendarike, duke filluar nga data kur personi ka marrë apo vlerësohet ta ketë marrë njoftimin e vlerësimit dhe kërkesën për pagesë.”.

 

Neni 6

 

Neni 42 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“Neni 42

Ankimi administrativ tatimor

 

Çdo person, ndaj të cilit është bërë një vlerësim tatimor për tvsh-në, në  përputhje me nenin 41, të këtij ligji, dhe, për pasojë, organi tatimor ka nxjerrë njoftim për këtë vlerësim, nëse nuk është dakord, ka të drejtë të paraqesë ankim në Drejtorinë e Apelimit Tatimor, sipas afatit të parashikuar në pikën 3, të nenit 106, të ligjit  nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ndjekë procedurat e apelimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.

 

Neni 7

 

Neni 43, “E drejta e ankimimit”, shfuqizohet.

 

Neni 8

 

Në titull dhe në përmbajtjen e nenit 49, fjala “interesat” zëvendësohet me “kamatëvonesat”.

Neni 9

 

Neni 52 ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“Neni 52

Rimbursimet, si pasojë e ankimit administrativ tatimor

Kur një vlerësim tatimor, në bazë të një ankimi administrativ tatimor, ulet apo anulohet, organet tatimore rimbursojnë personin, ndaj të cilit ishte bërë  ky vlerësim tatimor, për të gjithë shumën e tvsh-së së paguar më tepër, sipas afateve dhe rregullave të përcaktuara në nenin 110, të ligjit  nr.9920,         datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.”.

Neni 10

 

Në nenin 53 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a)     Në titull fjala “Interesat” zëvendësohet me “Kamatëvonesat”;

b)     Shkronja “a” shfuqizohet;

c)     Fjalët “...në njërën nga format e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 3, të nenit 39, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, detyrohen të paguajnë interesat e përcaktuara në nenin 44, të ligjit  “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar...” zëvendësohen me “...në njërën nga format e përcaktuara në nenin 75, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, detyrohen të paguajnë kamatëvonesat e përcaktuara në nenin 76,  të po këtij ligji...”.

 

Neni 11

 

Në nenin 54 referenca “...neneve 45 e 46, të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar...” zëvendësohet me “...ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.”.

 

Neni 12

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

KRYETARI

 

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

 

DHËNIEN NË PËRDORIM TË DISA MJEDISEVE AUTORITETIT TË KONTROLLIT SHTETËROR TË EKSPORTEVE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”,  të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Dhënien në përdorim Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve të disa mjediseve, konkretisht katin e pestë teknik të ndërtesës, në adresën “Pallati nr.4, rruga “Skënderbej”, Tiranë”, në administrim të Drejtorisë së Shërbimit Diplomatik, sipas planimetrisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Për ndërhyrjet në kontruksion ose për përshtatjen e mjediseve, të dhëna në përdorim, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve duhet të marrë detyrimisht miratimin e administratorit të pasurisë.

3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe Drejtoria e Shërbimit Diplomatik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

          SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.502, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, ME KARAKTER SEKRET, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”,  të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

1. Formulari për inventarizimin e pronës së paluajtshme shtetërore: “Objekti “Gjethi””, adresa “Rruga “4 Shkurti”, Tiranë”, që i bashkëlidhet vendimit nr.502, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave,  të ndryshuar, zëvendësohet me formularin, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Shërbimi Informativ i Shtetit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

          SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

CAKTIMIN E SHPËRBLIMIT DITOR PËR USHTARAKËT SHQIPTARË, TË DËRGUAR NË REPUBLIKËN E ÇADIT DHE REPUBLIKËN E AFRIKËS QENDRORE, NË KUADËR TË MISIONIT USHTARAK “MINURCAT”, TË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10114, datë 9.4.2009, “Për miratimin e aktit normativ nr.1, datë 2.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për dërgimin e një kompanie të Forcave të Armatosura në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore, si kontribut i Republikës së Shqipërisë, në misionin “Minurcat”, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Shpërblimi ditor për ushtarakët shqiptarë, të dërguar në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore, në misionin “Minurcat”, të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të jetë 60 (gjashtëdhjetë) euro për çdo ditë qëndrimi në këtë mision. Trajtimi financiar të fillojë nga data e dërgimit me mision të kontigjentit ushtarak.

2.       Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në masën              1 020 600 (një milion e njëzet mijë e gjashtëqind) euro, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

3.       Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË LUSHNJË, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të         ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Lushnjë, të qarkut të Fierit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Lushnjë, të qarkut të Fierit, miratuar me vendimin nr.285, datë 17.5.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në  bashkinë e Lushnjës, të qarkut të Fierit”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

* * *

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS KRYEVIDH, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të         ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Kryevidh, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Kryevidh, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.1420, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në  komunën Kryevidh, të qarkut të Tiranës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Kryevidh për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS QENDËR VLORË, TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Qendër Vlorë, të qarkut të Vlorës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Qendër Vlorë, të qarkut të Vlorës, miratuar me vendimin nr.1528, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në  komunën Qendër Vlorë, të qarkut të Vlorës”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Qendër Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË CËRRIK, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Cërrik, të qarkut të Elbasanit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 1979 (një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 261 (dyqind e gjashtëdhjetë e një).

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Cërrik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

 V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË FIER, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Fier, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 119 (njëqind e njëmbëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 841 (tetëqind e dyzet e një).

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Fier për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS REMAS, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Remas, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 55 (pesëdhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 314 (treqind e katërmbëdhjetë).

2.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Remas për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN MARKAT, TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të  nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës markat, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

 Lista me 28 (dyzet e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 157 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë).

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›