Kryetarja e Kuvendit me Gratë për fitoren takim në njësinë 10 në Tiranë. Bashkë do vazhdojmë ritmin dinamik të zhvillimit.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në turin e saj Gratë për fitoren zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e njësisë bashkiake numër 10 në Kryeqytet, zonë përreth qendrës, ku jetojnë një pjesë e madhe e familjeve tradicionale të Tiranës.
Kryetarja e Kuvendit ftoi gratë të bëhen pjesë e projektit të madh të shqipërisë që po ndryshon, të japin nga vlerat, dashuria, vendosmëria dhe vizioni i tyre për vijim e këtij projekti.
Ky vend tha Kryetarja e Kuvendit ka potensiale të mëdha. Në katër vjeçarin e ardhshëm më shumë do bëjmë për asistencën, më shumë do rrisim buxhetin, më shumë do rrisim rrogat e pensionet, më lart do e ngremë imazhin e Shqipërisë. Fokusi ynë në katër vitet e ardhshme do jenë njerëzit në nevojë. Nëse gjatë katër viteteve të kaluara nxorrëm nga varfëria 480 mijë shqiptarë, më shumë do bëjmë për , të sëmurët, për nënat që rrisin fëmijët të vetme, për kryefamiljaret që kanë bashkëshortët në emigracion. Sa herë që dëgjoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të flasë për Shqipërinë i them vetes: Nëna, prindi më shumë se kushdo tjetër e do familjen. Një njeri që nuk do familjen, natyrisht nuk e do vendin. Një njeri që nuk do familjen, natyrisht nuk mendon për kombin, aq më pak për zhvillimin e këtij vendi, për progresin e këtij vendi. Në katër vite ne bëmë që Shqipëria të shihet me admirim nga të gjithë për ritmin dinamik të zhvillimit, për reformat e jashtëzakonshme, për rritjen pozitive ekonomike.
Katër vjeçari i ardhshëm do jetë katërvjeçari i sfidave të tjera të mëdha. Së bashku do plotësojmë të tjera ambicje, së bashku do arrijmë të tjera maja, së bashku do rrisim më shumë imazhin e Shqipërisë europiane.