E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në zyrën e saj, sportistët kampionë të ekipit të boksit për të rinj Vllaznia.Jozefina Topalli: Mbështetja e merituar për sportistët që nderojnë vendin, nuk do të mungojë.

  Ka qenë një ditë ndryshe sot për  Kryetaren e Kuvendit, e cila priti në zyrën e saj sportistët e ekipit të  boksit për të rinj Vllaznia, njëri prej ekipeve më të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë e më tej.   Boksierët shkodranë, me disa medalje europiane, 14 herë kampion të Shqipërisë, nga 17 kampionate që janë zhvilluar, dhe 16 herë kampion të Kupës së Republikës zhvilluan një bisedë të ngrohtë e miqësore me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, jo vetëm për sportin por edhe shkëmbyen ide dhe diskutuan çështje në interes të të rinjve.   Ekipi juaj, por edhe të gjithë sportistët që me pasion e përkushtim nderojnë Shqipërinë në kampionate brenda e jashtë vendit, janë  krenari për të gjithë ne. Me arritjet tuaja ju jeni përçues të imazhit të Shqipërisë në mbarë botën. tha Kryetarja e Kuvendit duke shtuar se vëmendja për sportin është maksimale nga Qeveria e Kuvendi dhe se mbështetja e merituar  nuk do të mungojë.   Trainieri i ekipit, Zef Gjoni por edhe përfaqësues të sportit në Shkodër evidentuan me krenari faktin se Shkodra është qyteti më sportdashës në të gjithë Shqipërinë, qytet ku numërohen 12 sporte të financuara nga Bashkia dhe 18 sporte të rangut kombëtar.   Shkodra, si një kryeqendër e sportit në Shqipëri, po përgatitet të mirëprsë turneun europian të boksit, në fillim të vitit të ardhshëm, turne që do të zhvillohet në formën e një memoriali në nder të figurave të mirënjohura të boksit shqiptar.   Në takimin me Kryetaren e Kuvendit kishin ardhur edhe të rinj kampionë të hipizmit, një sport që edhe pse  ri po nxjerr talente të një niveli të lartë   Gjatë takimit, të rinjtë e ekipi të boksit Vllaznia i dhuruan Kryetares së Kuvendit një kupë simbolike, si kujtim për këtë takim të veçantë.                          
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›