Kryetarja e Kuvendit, takim madhështor me mijëra gra e të reja të qytetit të Durrësit.
Gëzimin dhe festën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mijëra gra dhe të reja durrsake, e ndanë sot, me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Në një entuziazëm të jashtëzakonshëm, gratë, vajzat, nënat e stduentet, e qytetit të Durrësit, mbushën si asnjëherë, pallatin e Sportit Ramazan Njala. Të suksesshme në familje, si nëna,si bashkëshorte, në drejtim të bizneseve , shëndetësi e arsim, dhe në profesione të tjera, gratë durrsake, I shprehën Kryetares së Kuvendit mirënjohjen e tyre më të thellë për punën dhe këmbënguljen e saj si politikane, për të renditur Shqipërinë, krenare, në krah të aleatëve të NATO-s, në krah të vendeve më të sigurta dhe të begatë të globit. Gratë durrsake shprehën vlerësimin dhe kënaqësinë e tyre të madhe për ngjarjen historike të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, si një mesazh shprese, inkurajimi dhe mbështetjes ndaj reformavee mazhorancës së djathtë, për një Shqipëri që po ndryshon. Kryetarja e Kuvendit duke iu drejtuar mijëra grave e studente dursake, u shprehu atyre mirënjohjen për besimin që ato dhe gjithë gratë shqiptare i dhanë rrugëtimit të vështirë të ndryshimit të Shqipërisë, reformave në ngjitjen e vendit tone. Ne gratë, ne nënat, me hyrjen e Shqipërisë në NATO, në këtë aleancë të madhe të lirisë ndihemi më të forta. Ndihemi më të forta, jo thjesht për ne, sesa për fëmijët tanë, ndihemi më të sigurta dhe më dinjitoze, jo thjesht për ne, sesa për fëmijët tanë dhe për fëmijët e fëmijëve tanë- tha Kryetarja e Kuvendit. Gratë durrasake I shprehën Kryetares së Kuvendit besimin se me modele të suksesshme në politikë,si vetë zonja Topalli, ato mund ti dalin mbanë në çdo fushë të jetës. Ju Kryetare e Kuvendit jeni një model i suksesit, i guximit, dhe vendosmërisë , për të gjitha ne. Ne gratë durrsake ndihemi të nderuara që Kuvendin e drejton një grua si ju, që mbron të drejtat e grave dhe i inkurajon ato në garën për pjesëmarrje dhe vendimarrje në politikë - u shpreh pedagogja Ekaterini Stratin, në Universitetin Aleksandër Moisiu". E suksesshme në biznesin e saj familjar në komunën Rrashbulli, Liliana Kola, u shpreh se të gjithë komunat e vendit kanë ndryshuar.
Ky është tregues zhvillimi, i energjisë dhe besimit të të gjithë shqiptarëve në qeverisjen e vendit. Deri në vitin 2005, qeveritarët e mëparshëm shtronin rrugë aty ku kishin bizneset e tyre dhe e shihnin Shqipërinë nga dritaret e helikopterëve. Por diferencën e zhvillimit para 2005 me ditët e sotme, ne e prekim dhe e ndiejmë të gjithë u shpreh zonja Kola. Mjekja e njohur e qytetit të Durrësir Klodi Kertusha tha se në qytet është ndryshuar rrënjësisht shërbimi shëndetësor, veçanërisht me ndërtimin e spitalirt të ri të qytetit Në kujdesin shëndetësor ndaj grave, ka një përmirëim të ndjeshëm ku kohët e fundit janë kryer mbi 3 mijë mamografi dhe papteste u shpreh mjekja Kertusha. Kryetarja e Kuvendit, siguroi gratë durrsake për thellimin e reformës në sektorin e shëndetësisë. Përfshirja e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore do të thotë rritje e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Kjo është edhe arsyeja përse ne kemi vendosur që reforma e plotë në shëndetësi të jetë prioriteti ynë kryesor, gjatë mandatit të ardhshëm, duke dëshmuar se. vëmendja jonë është te ju dhe te shëndeti juaj. u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Në mbyllje të takimit Kryetarja e Kuvendit takoi nga afër gratë e ardhura nga komunat e ndryshme të Durrësit, duke i siguruar ato se mbështetja te reformat, është besimi për një jetë më të mirë në familjet e tyre, për një të ardhme të ndritur të një vendi anëtar të NATO-s.