E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Republikës ka marrë një mesazh falenderimi nga Komuna Postribë e qarkut Shkodër.

8 prill 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë një mesazh falenderimi nga Komuna Postribë e qarkut Shkodër, në të cilin Kryetari i Komunës, Faz Shabaj i shpreh mirënjohjen Kryetarit të Shtetit në emër të të gjithë banorëve të Postribës për dekorimin e kësaj Komune me urdhrin “Nderi i Kombit”.

Në mesazhin drejtuar Presidentit Topi thuhet:

“I nderuar President i Republikës së Shqipërisë!
Në emër të të gjithë banorëve të Komunës Postribë, ju falenderojmë personalisht për kontributin Tuaj dhe nderimin e madh që na keni bërë duke na nderuar me Urdhrin e Lartë 'Nderi i Kombit'.

I gjithë komuniteti Ju falenderon dhe Ju është shumë mirënjohës për punën dhe vlerat e mëdha që i keni dhënë Komunës Postribë, Shkodrës dhe demokracisë shqiptare.
Ju urojmë shëndet Ju dhe familjes Tuaj.” - përfundon mesazhi i Kryetarit të Komunës Postribë drejtuar Presidentit të Republikës.

Në shtator të vitit të kaluar, me rastin e 62 vjetorit të Kryengritjes antikomuniste të Postribës, Presidenti i Republikës vizitoi këtë komunë dhe i dorëzoi Kryetarit të saj Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë nderimi të thellë për traditat e shquara atdhedashëse të popullsisë së zonës, për rezistencën e pashuar kundër diktaturës komuniste, për përpjekje dhe kontribut të veçantë në fitoren e demokracisë në vendin tonë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›