Kryetarja e Kuvendit takon Patriarkun e Aleksandrisë, Theodhori II

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim personalitetin e lartë të Kishës Ortodokse, Patriarkun e Aleksandrisë, Theodhori II.
Kryetarja e Kuvendit në bisedën me personalitin më të lartë të Kishës Ortodokse, u ndal në marrëdhëniet mes besimeve fetare në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se harmonia dhe toleranca mes feve në vendin tonë është një thesar i rrallë, që e ka shndërruar Shqipërinë në një vend model për të tjerët. Kjo harmoni është një aset i yni, tha ajo, dhe ne ndihemi krenarë për këtë vlerë të çmuar.
Zonja Jozefina Topalli vlerësoi kontributin e Kishës ordodokse në Shqipëri dhe rolin e veçantë të Kryepeshkopit Anastas, jo vetëm për punën e tij në përçimin e vlerave humane, por edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare.
Nga ana e tij Patriarku i Aleksandrisë shprehur kënaqësinë që ndodhej në Shqipëri dhe bëri përgëzimet e tij për progresin e arritur nga Shqipëria.
"Ju përgëzoj për hapat e mëdha që Shqipëria ka bërë tha Primati i Kishës aleksandriane, dhe gjithashtu jam i lumtur që takohem me ju, pasi personaliteti juaj është tepër i njohur për veprimtarinë aktive në këto vite" theksoi Patriarku i Aleksandrisë
Në këtë vizitë të tij Patriarku i Aleksandrisë, Theodhori II, shoqërohej nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Kampalës dhe Eksarku i gjithë Ugandës, Jonai, dhe nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos.
Patriarku i Aleksandrisë la shënimin e tij në Librin e Shënimeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për një vizitë të Kryetares së Kuvendit në Aleksandri.