Braçe për familjen Berisha: Është lidhur me skandalin e ARMO-s
Deputeti i PS-së Erion Braçe theksoi ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha se familja e tij është lidhur me skandalin e ARMO-s. Në një deklaratë për mediat Braçe theksoi se qeveria është e lidhur ngushtë me kompaninë ARMO dhe se kjo ka sjellë deformimin e tregut të karburanteve në vend.
"Çështja është thellësisht ligjore në raport me Gjykatën Kushtetuese, ligjet në fuqi por edhe në raport me Kontratën e shitjes së kompanisë ARMO, kontratë të cilën u detyrua me dhunë ta votojë Kuvendi për të bërë përgjegjësi të pandëshkueshme!", theksoi Braçe për mediat.
Ai shtoi se në bazë të kontratës, është caktuar Ministria e Ekonomisë të kontrollojë ligjshmërinë në treg dhe se që prej datës 24 Korrik 2009, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues një vendim të Qeverisë.