Tragjedia shqiptare në Itali, hapen dyert e zisë në Lezhë
Pas tragjedisë shqiptare në Itali, ku dy motra dhe një fëmijë 3-vjeçare u vranë nga 24-vjeçari Alfred Mëlyshi, heshtja e zia kanë pushtuar familjen Ndoi në Lezhë. Ndue Ndoi, babai i Rinës dhe Ornelës, që u masakruan me thikë, thotë se nuk ka qenë në dijeni të asnjë konflikti apo kontradikte të vajzave me autorin, dhe se nuk mund të shpjegojë arsyet e këtij akti kriminal.
I tronditur nga kjo ngjarje tragjike, Ndoi shpjegon se ka patur marrëdhënie të mira me familjen e vrasësit, madje shprehet se ata do të vazhdojnë edhe pas kësaj ngjarjeje tragjike.
Duke kërkuar drejtësi vetëm për autorin e vrasjes, babai i vajzave dhe gjyshi i 3-vjeçares të vrara në Pavia të Italisë, kërkon ndihmë nga shteti shqiptar për rikthimin e trupave.
Tragjedia shqiptare që tronditi opinionin publik në Pavia, nuk ka ende shkak, ndërsa policia vendase vazhdon hetimet.
Autori i krimit, 24-vjeçari Alfred Mëlyshi është shtruar menjëherë në spital pas tronditjes së madhe që mori.