Vlorë/ Viktimë në rrugë, hetimet zhvillohen mbi pistat e vrasjes e overdozës
Një trup i pajetë, pjesërisht i dekompozuar është gjetur mëngjesin e së hënës pranë qendrës së Vlorës. Trupi u gjet nga kalimtarë të rastësishëm, në lagjen 28 nëntori, vetëm pak metra larg sheshit "Flamuri", të cilët kanë lajmëruar forcat e policisë. Pasi ka mbërritur në vendngjarje, policia e ka dërguar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Vlorës, ku edhe ka bërë identifikimin e tij.
Nga të dhënat paraprake, viktima është 40-vjeçari Dritan Muka, me banim në Vlorë.
Ndërkohë sipas burimeve pranë grupit hetimor, tre janë pistat mbi të cilat po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Burimet theksojnë se trupi ishte i dekompozuar, çka bën të dyshohet se viktima ka vdekur prej më shumë se një jave. Pista e parë mbi të cilën po zhvillohen hetimet është ajo e vrasjes. Një tjetër pistë është ajo e vdekjes si pasojë e overdozës.
Kjo pistë përfocohet edhe nga të dhënat se 40-vjeçari Muka, njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Hetimet po zhvillohen edhe mbi pistën e rrëzimit aksidental, me pasojë vdekje. Megjithë hipotezat, pritet që të jetë ekspertiza ajo që do të zbardhë shkaqet e vërteta të vdekjes, dhe të largojë hijet e dyshimit.