E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon ambasadorin e ri rumun në Tiranë, Viorel Stanila.

  Kryetarja e Kuvendit priti sot  ambasadorin e ri rumun Viorel Stanila.
Në fillim  të bisedës Kryetarja e Kuvendit falenderoi ambasadorin për mbështetjen që Rumania ka dhenë në procesin e integrimit të Shqipërisë me ratifikimin në një kohë shumë të shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit në NATO dhe të MSA-së.   Kryetarja e Kuvendit tha se Shqipëria po jeton një ndër ngjarjet më të mëdha historike, anëtarësimin në NATO,  dhe po bën përpjekje të jashtëzakonshme për të plotësuar standartet e mëtejshme për integrimin europian.   Ne shumë shpejt do të aplikojmë për Statusin e vendit kandidat për në BE, si një hap shumë i rëndësishëm për anëtarësimin europian të Shqipërisë. Sfida jonë e ardhshme janë zgjedhjet e 28 Qershorit, ku qeveria dhe mazhoranca janë të angazhuara për të kryer zgjedhjet më të mira në këto 19 vite pluralizëm.- u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit.   Nga ana e tij Ambasadori rumun, dikur zyrtar diplomat në Tiranë,  tha se u ndie i befasuar, kur u përball me një Shqipëri të ndryshuar, me përmirësime të mëdha në shumë aspekte.   Një Shqipëri në NATO do të thotë shanse të mëdha dhe standarte të tjera. Rumania do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha fushat u shpreh ambasadori Stanila.   Gjatë takimit Kryetarja e Kuvendit dhe amabasadori rumun shprehën veçanërisht rëndësinë e intensfikimit të marëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›