Kryetarja e Kuvendit takohet me Ministrin e Brendshëm të Kosovës.Kryetarja e Kuvendit: "Nga një vend i monopoleve mafioze, e vendosëm Shqipërinë në shinat e integrimit."
Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim të përzemërt me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Zenun Pajaziti I shoqëruar dhe nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Kosovës.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së kufijve. Kryetarja e Kuvendit shprehu kënaqësinë e veçantë për vizitën e delegacionit kosovar dhe tha se niveli i lartë i marëdhënieve mes dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të shtrihet dhe në niveleve ministrore. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi si një ngjarje të rëndësishme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Arabia Saudite dhe shprehu bindjen se numri I shteteve që do të njohin brenda këtij viti shtetin e Kosovës, do të vijë duke u rritur ndjeshëm. Këto janë ditët më të mira në historinë mijëvjëçare të kombit tonë, Kosova me pavarësinë dhe Shqipëria në NATO. Tashmë Kosova përpara ka sfidën e forcimit të institucioneve dhe për këtë, do të keni të gjithë mbështetjen e Kuvendit dhe të gjitha institucioneve të Shqipërisë tha Kryetarja e Kuvendit Më tej Kryetarja e Kuvendit u ndal në reformat rrënjësore që qeveria ka bërë në fushën e rendit duke e transformuar Shqipërinë nga një vend me monopole të grupeve mafioze e krim të organizuar, në një vend të sigurt për investitorët e huaj dhe me imazh pozitiv për komunitetin ndërkombëtar.
Ne e vendosëm Shqipërinë në shinat e zhvillimit dhe tashmë lokomotiva po ecën me shpejtësi drejt integrimit europian u shpreh Kryetarja e Kuvendit
Nga ana e tij Ministri i Brendshëm I kosovës bëri një përmbledhje të gjendjes dhe rendit në Kosovë, marëdhëniet me Eulex dhe UNMIK dhe tha se një ndër arritjet më të mëdha në fushën e sigurisë është plotësimi I legjislacionit përkatës. Zoti Pajaziti vlerësoi ndër të tjera si thelbësor bashkëpunimin me policinë shqiptare, e cila sipas tij e ka larguar vendin nga lista e vendeve problematike.
Gjatë bisedës Kryetarja e Kuvendit u ndal dhe në çështjen e pajisjes me kartat e identitetit të qyetarëve, duke theksuar se ky proces po ecën mbarë dhe se shqiptarët po tregojnë një interes të jashtëzakonshem për ti patur ato. Ne po punojmë me vullnet dhe përgjegjësi të madhe që ti pajisim të gjithë shtetasit me karta identiteti e më pas me pasaporta biometrike për ti hapur rrugë, lëvizjes së lirë në Europë, të shqiptarëve - u shpreh Kryetarja e Kuvendit.