Kryetarja e Kuvendit në Rubik:" Shqipëria po ndryshon"
Në vijim të turit Shqipëria po ndryshon Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot në Rubik. Kryeparlamentarja tha se, si në çdo komunë e qytet në Shqipëri, edhe këtu investimet janë tetëfishuar.
Ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit u shpreh: Në fakt vij këtu në fshat dhe gjej një Shqipëri ndryshe, shkoj në rrugë rurale dhe gjej një Shqipëri ndryshe, shkoj në rrugë nacionale dhe gjej një rrugë ndryshe, shkoj në veri dhe gjej një Shqipëri ndryshe, shkoj në jug dhe gjej një Shqipëri ndryshe.
Një Shqipëri që po integrohet, një Shqipëri që pas një viti do të bëjë të mundur që ju baballarët, nënat, prindërit që keni fëmijët në Itali, në Greqi, në Gjermani të lëvizni pa viza dhe ju do të lëvizni pa viza, për të parë fëmijët tuaj: Ky është premtimi ynë, ju do të lëvizni pa viza për të parë nipërit tuaj, ndërkohë që kanë mbetur rreth 2 muaj për të shkuar drejt zgjedhjeve të ardhshme dhe ne kemi përgatitur projektin tjetër të madh të mandatit të ardhshëm. ( Kliko- Fjala e Kryetares së Kuvendit në Rubik )