E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit vijon turin Gratë për Gratë në Berat: Breza të lirë rriten me nëna jo të skllavëruara.

  Mbi 4 mijë gra të Beratit pritën sot Kryetaren e Kuvendit në vijim të turit Gratë për gratë.
Në një atmosferë tradicionale dhe festive, takimi me gratë beratase, intelektuale dhe përfaqësuese të suksesshme në fusha të ndryshme, u mbajt në lagjen Kala të qytetit 2400 vjeçar. Kryetarja e Kuvendit në hapje të fjalës së saj, tha se shoqëria shqiptare, po përjeton një filozofi të re, të  forcimit të gruas,  lirisë dhe të të drejtave të saj.
Kryetarja e Kuvendit duke përcjellë mesazhin se breza të lirë rriten me nëna jo të skllavëruara,u shpreh. Pushteti në thelb  është një familje e madhe,  i cili kërkon menaxhim të zgjuar dhe kjo kërkon gra të pa skllavëruara, gra të cilat,  duhet të bëhen pjesë e vetë qeverisjes  dhe në të njëjtën kohë të jenë të lira nga çdo komflikt dhe akt dhune. Dhe  më e rëndësishme, duhet të jenë të pavarura ekonomikisht- tha Kryetarja e Kuvendit. Në përcjelljen e  mesazhit të saj për më shumë pjesëmarrje në politikë dhe vendimarrje, Kryetarja e Kuvendit ftoi gratë e Beratit, por dhe të gjithë Shqipërisë, të ndryshojnë ekuilibrat në Parlament.   Kjo kërkon që secila prej nesh të ketë hapësira, të tregojë vlerat dhe cilësitë e  saj se deri ku mund të arrijë.
Unë besoj se një  grua e zgjedhur deputete ka hapur rrugën për shumë gra të tjera që mund ta shohin veten në karriget e Parlamentit dhe në pushtete të tjera. Ky është momenti  që ne mund të vendosim më shumë drejtësi  në Parlament dhe në tërë jetën poli- tike, të menaxhojnë buxhetet e vendit, duke menaxhuar kështu një të ardhme të sigurt për fëmijët dhe  gjithë shoqërinë. Në shtjellimin e reformave të integrimit në NATO dhe BE, Kryetarja e Kuvendit vuri theksin tek ndryshimet shumë të mëdha dhe qenësore që po përjeton vendi. Të mendojmë se ku kemi qenë   dhe ku jemi, është jo vetëm  reflektimi, por dhe krenari, pasi në këto 17 vjet, Shqipëria me  historinë më të dhimbshme ka bërë ndryshimet më të mëdha, krahasur me çdo vend të Lindjes.
"Unë e konsideroj veten  me shumë  fat që kam qenë në krye  të një Kuvendi,  në kohën, kur Shqipëria  nënshkroi MSA-në, kur parlamentet e Evropës e ratifikuan atë dhe kur  prillin e ardhshëm, Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut. Ky është momenti i garancisë, i sigurisë, është momenti që ne do të ndihemi në pozita të barabarta vlerash dhe dinjiteti, në krah të liderve të botës. Ne kemi ndryshuar imazhin tonë, sepse vlerësohemi për reformat dhe për atë ku duam të arrijmë. Dhe kjo është meritë e grave, e nënave dhe e gjithë shqiptarëve, është meritë e liderve që udhëheqin vendin.   Gratë pjesëmarrëse në takim, me histori suksesi dhe arritjesh në biznes, kulturë, jurisprudencë dhe sektorë të ndryshëm, vlerësuan si thelbësor rolin e Kryetares së Kuvendit, në mbrojtje të të drejtave të grave, nxitjes së pjesëmarrjes së tyre në politikë e vendimarrje.
Ju përfaqësoni shembullin model të gruas lidere, jo vetëm në politikë, por dhe lobimin e mbrojtjes së  gravë - u shprehën pjesëmarrëset në takim.   Kryetarja e Kuvendit ne takimin me gratë e Beratit, apeloi sërish për përkujdesjes ndaj shëndetit.
Unë ju bëj apel ta konsideroni si shumë të rëndësishme veten tuaj , veçanërisht si detyrim që ne gratë i kemi fëmijëve, dhe familjes.Vetëm me një nënë të shëndetshme ne rrisim fëmijë dhe familje të shëndetshme.   Pas takimit, Kryetarja e Kuvendit u shpreh për mediat : "Takimi me gratë e Beratit, i jashtëzakonshëm, në qytetin me civilizimin më të vjetër të Europës. Jam shumë e emocionuar nga pritja aq fine, nga numri i madh i vajzave dhe nënave, që përcillnin dashuri dhe miqësi. Nuk mund të mos emocionohesha nga kjo pritje".
Gjatë viztës së saj në Berat Kryetarja e Kuvendit vizitoi disa biznese të suksesshme agroteknike si dhe shkollën jopublike nëntë vjeçare Irfan Ngjerçani, ku arsimohen afro 500 fëmijë, themeluar dhe drejtuar nga një grua.                                                                                
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›