E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, priti sot një delegacion parlamentar të Koresë së Jugut.

  Kjo është hera e parë që një delegacion i tillë viziton Shqipërinë, me qëllimin e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kryetarja e Kuvendit, duke i uruar mirëseardhjen përfaqësuesve të parlamentit së Koresë së Jugut, i konsideroi  marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut të një niveli shumë të mirë. Ajo tha se të tilla vizita janë një impuls pozitiv në planin politik, ekonomik, kulturor dhe në fusha të tjera.   Kryeparlamentarja vlerësoi faktin, që, në planin diplomatik, Koreja e Jugut ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën si shtet të pavarur.
Marrëdheniet ekonomike mes dy vendeve ishin në focus të takimit mes Kryetares se Kuvendit dhe delegacionit nga parlamenti i Korese se Jugut, pasi prania e kompanive te fuqishme, si Samsung, Hundai, KIA etj, tregon interesin e investitorëve koreano-jugorë për tregun shqiptar.
 
Zonja Topalli njohu kolegët nga Koreja e Jugut me zhvillimet e fundit në Shqipëri pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryeparlamentarja shprehu bindjen se në mandatin e dytë qeverisës të kryeministrit Berisha reformat në ekonominë shqiptare dhe rritja e konsoliduar e saj mbeten prioritet, duke patur si qëllim kryesor thithjen e investimeve të huaja.
Në takim, Kryetarja e Parlamentit, duke  vleresuar vendimin e qeverisë koreano-jugore për heqjen e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë, njohu delegacionin e Parlamentit të Koresë së Jugut me perpjekjet e qeverisë shqiptare për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. 
                           
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›