E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron Presidentin e Egjiptit me rastin e Festës Kombëtare.

23 korrik 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Hosni Mubarak me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin shpreh urimet më të ngrohta e miqësore.

“Me këtë rast, nënvizoj me kënaqësi nivelin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit që karakterizon vendet tona, si edhe shpreh besimin tim në thellimin e mëtejshëm të tyre në interes të progresit dhe zhvillimit në të gjitha fushat.

Duke ju shprehur konsideratën time më të lartë, ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, urimet e mia më të ngrohta!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›