Presidenti Topi i dërgon mesazh ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer me rastin e largimit nga detyra.

1 gusht 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer, në të cilin shkruan:
“I nderuar zoti de Hoop Scheffer,
Më lejoni t’ju shpreh konsideratën e lartë për kontributin tuaj të çmuar në gjirin e Aleancës së Atlantikut të Veriut gjatë kohës që Ju ishit në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate.
Me këtë rast, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju përcjell, veçanërisht, vlerësimin e lartë dhe mirënjohjen e sinqertë për rolin tuaj të rëndësishëm në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në partneritetin euroatlantik. Ne jemi të nderuar të jemi pjesë e të kontribuojmë maksimalisht në këtë Aleancë, karakterizuar nga fryma e bashkëpunimit nën vlera e objektiva të përbashkëta në mbrojtje të lirisë, paqes dhe stabilitetit afatgjatë global.
Duke ju shprehur edhe një herë falënderimet më të përzemërta dhe me urimet më të mira për shëndetin e lumturinë tuaj e familjes suaj”.