Kryetarja e Kuvendit, u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për dorëzimin e pyetësorit dhe për liberalizimin e vizave. "Dorëzimi i pyetësorit, moment historik."
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli iu përgjigj sot interesit dhe pyetjeve të gazetarëve për dorëzimin e pyetësorit të KE-së dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se në një periudhë kaq të shkurtër brenda 6 muajsh ne kemi 3 data jashtëzakonisht të rëndësishme, data historike në proceset integruese; 16 nëntor, kur u pranua kërkesa e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, 16 dhjetor, kur në Shqipëri erdhi pyetësori, dhe
15 prill, kur po dorëzohen përgjigjet e këtij pyetësori.
Po lobojmë fort dhe unë jam e sigurtë se shqiptarët në 2010-ën do të lëvizin pa viza, tha Kryetarja e Kuvendit, duke ftuar Partinë Socialiste për të qenë bashkëpunuese në çdo ligj, në çdo reformë në Parlamentin e Shqipërisë.
Liberalizimi i vizave do të bëhet. Askush nuk duhet të guxojë që të pengojë këtë proces, tha ajo.
Pyetje: Zoti Berisha dorëzon sot pyetsorin. Në fakt çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë duke pasur parasysh edhe situatën politike në vend?
Kryetarja e Kuvendit: Janë 6 muaj nga 16 nëntori 2009, një datë e jashtëzakonshme kur u pranua kërkesa e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat, një muaj më vonë, kur në Shqipëri erdhi pyetsori dhe sot më 15 prill ne dorëzojmë pyetsorin në Bruksel. Ky është finalizimi i një pune të jashtëzakonshme, të reformave. Ato reforma që ne kemi realizuar gjatë të gjithë këtyre viteve, nga Parlamenti, nga Qeveria, nga institucionet e tjera. Janë përmbledhur në librin, i cili është rezultat i një pune jashtëzakonisht të madhe të administratës shtetërore, të Kuvendit të Shqipërisë, të Qeverisë, të Ministrive, të Agjencive dhe të institucioneve të tjera. Pra mund të them që në një periudhë kaq të shkurtër brenda 6 muajsh ne kemi 3 data jashtëzakonisht të rëndësishme, data historike në proceset integruese. 16 nëntor, 16 dhjetor dhe 15 prill. Është një datë shumë e rëndësishme.
Pyetje: Pra, situata politike nuk do të jetë vendimtare në përgatitjen e mendimit për statusin zonja Topalli?
Përpara pak ditësh kam thënë që ne na presin ngjarje shumë të mëdha në proceset integruese. Unë jam e bindur për këtë. Padyshim që mungesa e bashkëpunimit të opozitës nuk e ndihmon procesin. Mungesa e bashkëpunimit është jashtë kohës, jashtë vendit, meqënëse shoqëria shqiptare në 96 përqind të saj kërkon integrimin. Por ne do e realizojmë liberalizimin e vizave. Unë jam e bindur. Është punuar fort. Kemi plotësuar të gjitha detyrimet. Po lobojmë fort dhe unë jam e sigurtë se shqiptarët në 2010-ën do të lëvizin pa viza. Unë shfrytëzoj rastin për ta ftuar Partinë Socialiste, për të qenë bashkëpunuese në çdo ligj, në çdo reformë që ne vazhdojmë të kemi në Parlamentin e Shqipërisë. Deri në këtë moment që ne flasim, nga 9 shtatori, kemi kaluar 152 ligje, marrëveshje, vendime dhe rezoluta. Unë nuk e di sesi mund të ndihen deputetët e opozitës që nuk kanë qenë pjesëmarrës të këtyre reformave që do të bëjnë të mundur liberalizimin e vizave. Po ashtu, unë mendoj se opozita duhet të jetë bashkëpunuese.
Në këto ditë çdo orë është vendimtare për liberalizimin e vizave. Natyrisht ne do të bëjmë çdo gjë për të rikuperuar kërcënimin që i është bërë nga bojkoti dhe kërcënimin që i është bërë nga mospjesëmarrja tërësore në të gjitha punimet parlamentare si në komisione, ashtu edhe në aktivitete të tjera të punës së Parlamentit. Por unë e shoh me optimizëm. Liberalizimi i vizave do të bëhet për shqiptarët. Pyetje: Zonja Topalli ju keni bërë thirrje që të nisë puna për Kodin Zgjedhor. Keni marrë ndonjë sinjal për bashkëpunim me opozitën ? Kryetarja e Kuvendit: Unë kam ftuar, ftoj dhe do të ftoj çdo ditë opozitën dhe Partinë Socialiste për të qenë bashkëpunuese në çdo reformë. Ju thashe që në 7 muaj kemi kaluar 152 ligje, marrëveshtje dhe vendime nga të cilat 122 janë ligje. Ligje do të thotë reforma. Unë i ftoj që ata të bashkëpunojnë në çdo reformë. Padyshim që ato janë më të rëndësishme, pjesëmarrja e tyre është vendimtare. Por unë them se ata do të jenë bashkëpunues në secilin prej ligjeve që diskutohet, që ndryshohet, që amendohet në Komisionet Parlamentare dhe pastaj diskutohet dhe votohet në seancat plenare. Kjo është detyra e opozitës. Ndaj dhe unë i ftoj që të fillojnë konsultiment edhe për këtë që ju thoni, por të jenë bashkëpunues në çdo reformë. Jemi në momentin vendimtar kur komuniteti ndërkombëtar dhe Europa po shikojnë sesa opozita po bashkëpunon në Parlament për çuarjen pëpara të reformave të tjera. E përsëris liberalizimi i vizave do të bëhet. Askush nuk duhet të guxojë që të pengojë këtë proces. Por, do të ishte në nderin e opozitës ti thonte shqiptarëve që edhe unë kam kontributin tim. Ashtu siç ka pasur kontributin në 20 vjet Partia Socialiste në reformat dhe rrugën e integrimit të Shqipërisë. Ashtu siç ka pasur kontributin e saj në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.