Kryeministri Berisha: Me investimet e bëra, Pogradeci shndërrohet kёtё vit, nё qendrën turistike më të preferuar të vendit
- Kryeministri Berisha inauguron impiantin e trajtimit tё ujërave tё përdorura nё Pogradec, investim i qeverisё gjermane, me njё grant rreth 10 milion euro.
- Ambasadori Borchard: Bashkёpunimi ynё tregon rёndёsinё qё i kushtojmё Shqipёrisё si pol tё stabilitetit nё tё gjithё rajonin dhe gjithashtu, dёshirёn dhe vullnetin tonё pёr ta çuar Shqipёrinё sa mё afёr Bashkimit Europian, pёrmes forcimit dhe konsolidimit të infrastrukturës, arsimimit dhe konsulencёs.
Kryeministri Berisha mori pjesё nё ceremoninё e inaugurimit tё impiantit tё trajtimit tё ujёrave tё pёrdorura nё Pogradec, i realizuar me njё fond grant tё qeverisё gjermane, nёpёrmjet bankёs KfW dhe bashkёfinancim tё qeverisё shqiptare, me vlerё rreth 10 milion euro. Ky investim tepёr i rёndёsishёm pёr kёtё qytet, ёshtё faza e parё e njё prej komponentёve tё projektit “Mbrojtja mjedisore e liqenit tё Ohrit”. Në ceremoninë e inaugurimit, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Bernd Borchard.
Kryeministri Berisha e konsideroi kёtё investim tepёr tё rёndёsishёm pёr mbrojtjen mjedisore tё liqenit të Ohrit dhe së bashku me projekte të tjera qё kanё pёrfunduar apo pritet tё pёrfundojnё, do ta shndёrrojnё Pogradecin nё njё qendёr tё rёndёsishme turistike tё vendit.
“Autostrada Korçё-Qafё Plloçë ka përfunduar dhe do ta inaugurojmë, këto ditë. Autostrada nga njёra anё, impianti i pёrpunimit tё ujёrave, kanalizimet dhe kolektori e shndёrrojnё Pogradecin kёtё vit, nё qendrёn turistike mё tё preferuar tё vendit. Unё kam bindje se dyndja e turistёve, kёtё vit do tё jetё mё e madhe se kurrё nё historinё e kёtij qyteti. Duke mbrotjur liqenin, ne kemi mbrojtur jetёn e qytetarёve tanё, kemi mbrotjur speciet unike, tё rralla qё rriten nё kёtё liqen,” u shpreh Kryeministri.
Ambasadori Borchard tha se Pogradeci bёn pjesё nё zonat e rёndёsishme tё bashkёpunimit midis Gjermanisё dhe Shqipёrisё, duke nёnvizuar se arsyeja e kёtij statusi ёshtё se kёtu, bashkёpunimi funksionon shumё mirё dhe suksesi gjeneron sukses.
“Ky projekt, - u shpreh ambasadori Borchard - ёshtё realizuar nё kontekstin e njё bashkёpunimi tё ngushtё tё politikave pёr zhvillimin ekonomik tё Shqipёrisё. Nё kuadёr tё kёtij bashkёpunimi, Gjermania ka vёnё nё dispozicion tё Shqipёrisё, qё prej vitit 1988, njё shumё tё pёrgjithshme prej mё shumё se 800 milion euro. Vitin e kaluar, ne patёm mundёsinё tё dyfishonin shumёn qё zakonisht vihet nё dispozicion nё kuadёr tё kёtij bashkёpunimi dhe kjo ёshtё tjetёr dёshmi e faktit se suksesi gjeneron sukses. Javёn e shkuar, kam pasur mundёsi tё jepja miratimin e qeverisё gjermane pёr 1 milion euro tё tjera, nё sektorin e shёndetёsisё. Ndёrsa javёn e ardhshme, gjё qё mё gёzon veçanёrisht, unё do tё kem mundёsi t’u jap 94 tё rinjve shqiptarё bursa studime dhe kёrkimi shkencor nё Gjermani, shifёr kjo sa dyfishi i asaj qё kemi miratuar nё vitin 2008. Kjo tregon dy gjёra: sё pari, rёndёsinё qё i kushtojmё Shqipёrisё si pol tё stabilitetit nё tё gjithё rajonin dhe gjithashtu, dёshirёn dhe vullnetin tonё pёr ta çuar Shqipёrinё sa mё afёr Bashkimit Europian, pёrmes forcimit dhe konsolidimit tё infrastrukturës, arsimimit dhe konsulencёs. Qё prej prillit, ne jemi shtete partnere nё kuadёr tё NATO-s dhe kёtё bashkёpunim, ne duam ta shfrytёzojmё qё tё arrijmё sa mё shpejt integrimin nё BE. Anёtarёsimi nё BE mund tё arrihet nёpёrmjet rendimentit dhe aftёsive operative dhe Gjermania do tё vazhdojё ta mbёshtesё Shqipёrinё nё kёtё rrugё, pёr tё forcuar kёto kapacitete.”
Drejtuesja e zyrёs sё KfW nё Tiranё tha se qeveria shqiptare dhe qeveria gjermane kanё rёnё dakord pёr tё mbёshtetur zonёn e Pogradecit dhe pёr kёtё qёllim qeveria gjermane ka vёnё nё dispozicion mё shumё se 20 milion euro nё sektorin e ujёsjellёs-kanalizimeve dhe ka shprehur gadishmёrinё pёr tё vёnё nё dispozicion edhe fonde tё tjera.
Nё fjalёn e tij, Kryeministri Berisha u shpreh mё tej:
“Sot, ne inaugurojmё njё vepёr jashtёzakonisht tё rёndёsishme jo vetёm pёr Pogradecin, por pёr tё gjithё miqtё e Pogradecit, pёr tё gjithё shqiptarёt. Zoti ambasador, dua tё shpreh mirёnjohjen mё tё thellё pёr kёtё projekt tё mrekullueshёm prej rreth 10 milion euro, qё ёshtё njё nga projektet e 860 milion eurove, qё kombi dhe qeveria juaj mike u ka dhёnё shqiptarёve, gjatё kёtyre viteve. Ashtu siç edhe e theksuat, ky ёshtё kalim nga njё sukses nё njё tjetёr sukses. Mё mirё se kushdo tjetёr, kёtё e faktojnё projektet e Pogradecit, ku, sё bashku, kemi inauguruar ujёsjellёsin qё furnizon me ujё 24 orё kёtё qytet, sё bashku inauguruam kolektorin e madh qё mbron përfundimisht liqenin e Ohrit, sё bashku po inaugurojmё impiantin e pёrpunimit tё ujёrave tё ndotura, njё projekt jetik pёr mjedisin e liqenit. E vёrteta ёshtё se kёto janё njё zinxhir suksesesh tё projekteve tё qeverisё suaj, pёr tё cilёn ne kemi mirёnjohjen mё tё madhe.
Dua gjithashtu, tё falenderoj qeverinё gjermane dhe Kancelaren Merkel, pёr vendosmёrinё e saj pёr tё shtuar, nё pёrputhje me premtimin qё mё bёri nё tetorin e shkuar, ndihmat pёr Shqipёrinё, pas vlerёsimit tё saj tё madh tё reformave tё vendit tonё.
Nё Europё, ka shumё liqenj dhe shumё prej tyre janё shumё tё bukur. Asnjё prej tyre nuk ёshtё mё i bukur, nuk ёshtё mё i pasur nё specie endemike, siç ёshtё liqeni i Ohrit. Kjo bukuri natyrore mahnitёse dhe pasuri natyrore pёrrallore ndjehej e lёnduar pёr shkak tё ujёrave qё shkarkoheshin dhe ndotnin ujёrat e tij, por kjo mori fund me kёtё impiant e kolektorin. Me kёto investime tё mёdha dhe modestisht tё qeverisё shqiptare, faktikisht, ne ndryshuam liqenin njё herё e pёrgjithmonё. Ne i rikthyem atij pastёrtinё qё i ka dhёnё vetё natyra.
Tё dashur qytetare e qytetarё tё Pogradecit,
Paradite isha nё Korçё. Autostrada Korçё-Qafё Plloçё ka pёrfunduar dhe kёto ditё, do ta inaugurojmё. Autostrada nga njёra anё, impianti i pёrpunimit tё ujёrave, kanalizimet dhe kolektori e shndёrrojnё Pogradecin kёtё vit, nё qendrёn turistike mё tё preferuar tё vendit. Unё kam bindje se dyndja e turistёve, kёtё vit do tё jetё mё e madhe se kurrё nё historinё e kёtij qyteti. Duke mbrotjur liqenin, ne kemi mbrojtur jetёn e qytetarёve tanё, kemi mbrotjur speciet unike, tё rralla qё rriten nё kёtё liqen. Duke mbrojtur liqenin, ne kemi vendosur njё standard europian tё mbrojtjes sё mjedisit dhe e kemi lancuar bashkёpunimin tonё me fqinjin, Maqedoninё.
Tё dashur qytetare e qytetarё tё Pogradecit,
Sё shpejti fillon faza e dytё e kanalizimeve nё tёrё qytetin, edhe ky njё projekt kryesisht i qeverisё gjermane, sё bashku me qeverinё shqiptare. Qyteti, nga ana tjetёr, ёshtё pasuruar me ndёrtime tё mrekullueshme tё reja. Pogradeci ёshtё njё nga qytetet qё ecёn me shpejtёsi drejt modernitetit dhe me shpejtёsi po fiton pamjen europiane.
Qeveria ёshtё e vendosur tё vazhdojё tё investojё pёr tё pёrmbushur interesat tuaja. Ne jemi dhe do tё mbetemi qeveria e interesave tё qytetarёve. Interesat tuaja janё rrugё tё asfaltuara dhe unё ju garantoj se nё kёto zona dhe nё mbarё Shqipёrinё nuk do tё mbetet metёr rrugё e paasfaltuar. Interesat tuaja janё ujё tё pijshёm dhe unё ju siguroj se gjatё mandatit tё dytё çdo shtёpi, nё Shqipёri, do tё ketё ujё brenda saj. Interesat tuaja janё kanalizimet, shkolla moderne pёr fёmijёt tuaj. Ne jemi tё vendosur qё çdo fshat tё kёtij vendi ta shndёrrojmё nё njё lagje tё vogёl qyteti, nё mёnyrё qё ju tё pёrmbushni detyrimet ndaj familjeve tuaja dhe tё keni edhe lehtёsirat e nevojshme infrastrukturore qё ju i meritoni.
Nё 4 vjet, ne kemi operuar, pikёrisht, mbi kёto interesa. Kemi dyfishuar pagat e ulёta, pensionet e fermerёve, pagat e arsimtarёve, tё infermierёve, tё mjekёve. Ky ёshtё njё standard europian dhe me kёtё ia kemi dalё tё lёmё mbrapa dy vende anёtare tё BE-sё, tё barazohemi me dy-tre tё tjera dhe ju garantoj se nё mandatin e dytё, do tё arrijmё edhe dy-tre vende tё tjera, shumё herё mё tё zhvilluara se ne.
Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe kjo ёshtё njё provё e shkёlqyer e detyrimit tonё ndaj votёs sё lirё. Kjo ёshtё njё provё, nё tё cilёn ne duhet tё faktojmё vendosmёrinё e njёri-tjetrit pёr tё respektur votёn e lirё. Por kjo ёshtё njё provё qё ne duhet t’u faktojmё qytetarёve tё 28 vendeve anёtare tё NATO-s, qytetarёve tё 27 vendeve anёtare tё BE-sё, tё cilёt, nё mirёbesim tё plotё, nё vlerёsim pёr reformat tona, firmosёn mbi Marrёveshjen me Shqipёrinё, pranuan Shqipёrinё anёtare tё NATO-s, pranuan kёrkesёn pёr statusin e kandidatit. Ndaj le tё pajisemi tё gjithё me letёrnjoftimet e reja, tё bёjmё çdo pёrpjekje, pёr tё dhёnё çdo kontribut qё zgjedhjet e ardhshme tё jenё mё tё mirat e mё tё lirat nё historinё e kёtij vendi, tё jenё zgjedhje tё standardeve europiane.
Zonja pёrfaqёsuese e KfW, dua tё shpreh njё mirёnjohje tё thellё ndaj jush, bashkёpunёtorёve tuaj lokalё dhe drejtuesve tuaj qendrorё. Banka juaj i ka dhёnё Shqipёrisё dhe shqiptarёve qindra e qindra million euro ndihmё zhvillimore dhe jo vetёm kaq, por me vёmendje dhe pёrkushtim tё madh ka ndjekur zbatimin e shkёlqyer tё projekteve qё ka financuar. Unё dua t’u transmetoj ju dhe drejtuesve tuaj pёrshёndetjet mё tё pёrzemёrta dhe mirёnjohjen mё tё thellё.
Edhe njё herё, ju pёrshёndes pёrzemёrsisht dhe ju siguroj se nё kёtё rreth e nё kёtё qytet, qeveria qё unё kryesoj do tё financojё çdo projekt qё do tё ndryshojё pёr mirё jetёn tuaj, do tё lartёsojё standardet e jetёs suaj, tё fёmijёve tuaj. Faleminderit.”
19/05/2009